Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, person në kërkim për vrasje dhe tentativë vrasje, një nga personazhet kyç të operacionit “Metamorfoza” është mbajtur nën vëzhgim për dy javë në Paris nga policia shqiptare dhe arrestimi i tij është bërë si pasojë e një “operacioni të përbashkët me francezët.

Po t’i referohesh ministrit të Brendshëm, suksesi i takon oficerëve të përfshirë që meritojnë përgëzime “për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. “Vetëm përpara”

Në këtë vend mund të ketë munguar guximi për t’u përballur me krimin dhe të vërtetën, por asnjëherë guximi për të gënjyer nuk ka arritur majat e komunikatave të policisë. Dhe nuk është hera e parë. Dhe nuk bëhet fjalë për gënjeshtra nga halli!

Nëse i referohesh njoftimeve këtu Bajri është kapur në lokal. Francezët thonë e kanë kapur në banesë. Sipas “policisë” këtu është kapur në Paris. Sipas policisë franceze është kapur në Strasburg. Sipas ministrti shqiptar Bajri është kapur nga “operacioni i përbashkët” ku kanë dhënë kontribut edhe oficerët tanë, sipas francezëve është kapur nga “brigada e personave në kërkim” të Strasburgut.

Madje francezët në njoftimin e tyre japin edhe mbiemrin që përdor tani i kërkuari: Brajoviç.

Policia jonë e kishte Bajrin këtu, nuk e gjeti dot. U iku. Por e paskan vëzhguar dhe lokalizuar në Francë! Dhe e arrestuan edhe falë “inteligjencës policore”.

Ministri është i ri në detyrë dhe duhet t’i thotë dikush (nëse ka mbetur ndonjë që nuk gënjen aty) se policia jonë nuk mund të bëjë operacion jashtë Shqipërisë, aq më tepër në një vend të BE-së, aq më tepër në Francë.

Operacionet e përbashkëta bëhen vetëm me miratimin e prokurorëve përkatës të dy vendeve.

Me këtë gënjeshtër të nxitur sa nga tradita aq edhe nga vrulli për të postuar “lajme pozitive” në facebook, mund të marrin në qafë policët shqiptare (që pretendojnë se kanë marrë pjesë në operacion). Prokurori francez ka të drejtë të kërkojë identitetin e tyre dhe t’i arrestojë për shkelje të sovranitetit juridik.

Lexo edhe :  Pasojat që ka lënë Covidi në arsim dhe kulturë

Nëse ky do të ishte një rast i vetëm mund të ‘justifikohej” me zellin e policisë për t’i dhënë lajme të mira ministrit të ri.

Për fat të keq, gënjeshtra në komunikimin e policisë me publikun është bërë ves. Dhe nuk po ndalem këtu te gënjeshtra që lidhen me krime të kryera nga policia në Shqipëri, por me disa raste ku implikojnë partnerët dhe përdorin edhe togëfjalëshin “inteligjencë policore”

Pesë ditë pas 1 Prillit të këtij viti policia në rastin e ndalimit të Elio Bitirit tha se është “operacion i përbashkët” madje guxoi t’i vinte emrin e qytetit ku u ndalua Leiden. E vërteta është se Bitri u arrestua nga polica hollandeze gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore.

Vjet në qershor, në rastin e ndalimit të Kasandër Nogës në Vienë, – person i kërkuar nga Belgjika u tha operacion shqiptaro-belgo-austriak dhe që Nogën e arrestuan belgët. Në fakt Noga u arrestua nga policia austriake, pas njoftimit të marrë nga policia belge.

Pyetja është çfarë fitojnë me këto gënjeshtra të trasha? Nëse mendojnë se fitojnë besimin virtual të torallakëve -patronazhist- militant dhe turli idiotësh në facebook që shkruajnë “mbrekulli, bravo, etj etj” janë në rregull. Por i kanë vënë vetes një pikëpyetje të madhe para partnerëve ndërkombëtarë. Për këta të fundit është e pa imagjinueshme të shesësh si të vërteta gjëra që nuk kanë ndodhur në realitet.

Nëse në dikastere të tjera ka fituar qytetarinë propaganda, inspektimet, gënjeshtat e vogla, tek Rendi nuk mund të gënjesh kaq trashë. Eshtë fyese.

Dhe pa ndëshkuar gënjeshtarët nuk do të ndreqet as imazhi i policisë dhe aq më pak puna e saj.

Kur gënjejnë edhe kur nuk kanë hall, imagjino ç’bëjnë kur i zë halli. Në fakt e kanë treguar.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV