Kalaja e Lezhës fortifikimi i radhës që do ndriçohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur puna për ndriçimin e kalasë mesjetare të Lezhës. Kjo bëhet me dije nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që shprehet se ndriçimi i mureve të jashtme dhe i objekteve të brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë, dëshmi e ngjarjeve të rëndësishme historike do rifitojnë madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi.

“Projekti parashikon rizhvillimin energjitik dhe artistik me vëmendje të veçantë në elementet identifikuese të kalasë së Lezhës, duke rritur atraktivitetin turistik të zonës. Ky projekt do të përdorë teknologjinë e ndriçimit LED, duke përfshirë sisteme të automatizuara për të ndriçuar kalanë në mënyrë efikase.

Kalaja e Lezhës do jetë fortifikimi i radhës, që do ndriçohet pas asaj të Shkodrës, Beratit dhe Gjirokastrës”, thuhet në faqen e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, që ka ndarë dhe disa foto të kalasë. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër kjo ndërhyrje vjen falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës. Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qendre qytetare.

Ajo është rindërtuar disa herë, duke filluar që nga shek. III-të para Krishtit nga Mbretëria Ilire, Bizantinët pas djegies nga inkursionet sllave të vitit 592, nga Dukagjinët vendas pasi u dogj aksidentalisht në vitin 1398, Venedikasit gjatë viteve 1440-1451 duke marrë edhe formën që ka sot. Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peizazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambiente çlodhëse.

Të fundit

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Lajme të tjera

Web TV