Kush e ka radhën? Gazetari plas “bombën”: SPAK do të kalojë djathtas gjatë vjeshtës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Nikoll Lesi ka folur për bashkimin e ndodhur së fundmi në opozitë, mes grupit të Gazmend Bardhit dhe atij të Sali Berishës, të cilën ai e cilëson si një dritë në fund të tunelit.

Sipas Lesit kjo vjeshtë do të jetë e nxehtë nga pjesa e opozitës, pasi SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas.

Ai shprehet se opozita përballjen më të madhe duhet të bëjë në Bulevard, pasi në parlament nuk kanë mundësi.

“Nëse ky përbashkim, forcohet krijohet një përballje e madhe në parlament, por edhe në Bulevard. Kur kemi një qeveri më gjithë këto skandale, opozita duhet të kishte dalë në shesh.

Ka shpresë nëse Gaz Bardhi do të detyrojë Berishën dhe grupin të dalë në protestë, pasi në parlament i hanë Rama 100 herë”, tha fillimisht Lesi.

Gazmend Bardhi u bashkua me Berishën pas dy viteve beteje me njëri – tjetrin,  por sipas Lesit, një gjë e tillë një kamp të ngatërruar ndodh dhe duhen harruar.

Lesi thekson se opozita duhet të jetë e bashkuar dhe jo të ketë vetëm numrat, por të ngjallë edhe frymëzim, dhe një gjë të tillë sipas tij mund ta bëjë Gaz Bardhi.

“Nuk ka të bëjë shumë, tani akuzat në një kamp të ngatërruar, ky përbashkim duhet t’i harrojë të tjerë. Opozita  duhet të jetë e bashkuar,  jo vetëm në numra, por të ngjallë edhe frymëzim.

Mendoj që dalë nga dalë, me iniciativën e Bardhit, Berisha do të nisë të tërhiqet. Berisha kishte të drejtë me Lul Basha, por nuk kishte të  drejtë kur thoshte kam 500 mijë vota, sepse për të rrëzuar Ramën duhet më shumë.

Lexo edhe :  "Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris"

Duhet pjesa gri, por kjo pjesë nuk vjen kur sheh doktorin. Unë shoh edhe një gjë tjetër, shoh që SPAK do fillojë të kalojë pak djathtës gjatë vjeshtës. Do të kemi vjeshtë me 45 gradë temperatura për opozitën.

SPAK po bën një punë heroike, sepse po fillon të pastrojë këtë korrupsion të nivelit të lartë në administratën e shtetit.

Për mua duhet 5-10 vite kjo punë e SPAK, që kjo administratë të pastrohet. Nga pjesa e mazhorancës e ka mbushur kupën SPAK-u dhe me këto ndryshime në qeveri, Rama nuk kishte zgjidhje tjetër.

Realisht ministrat e rinj, janë personalitete në fushën e tyre. Opozita ka rol vendimtar  që të dalë në protesta, jo me 42 deputetë, por me 300 mijë veta, ditë e natë. Lideri i opozitës kur del para regjimit, ose arrestohet nga regjimi ose e rrëzon regjimin” shton ai.

Gazetari shton se historia e Partisë Demokratike zyrtare ka mbaruar dhe atë e ka Lulzim Basha, nuk e merr dot as Berisha dhe as Bardhi.

Sipas  tij Berisha më mirë të krijojë një parti të re, nëse do të qëndrojë në politikë./  S.M

Të fundit

Transporti publik në Tiranë, qytetarët mund të gjurmojnë autobusët urbanë në kohë reale

Qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë, tashmë nëpërmjet Google Maps do të mund të gjurmojnë në kohë reale...

Mjekët pa Kufij: Shpërndarja e ndihmave në Gaza është kthyer në vrasje të organizuar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e shpërndarjes së ushqimeve të kontrolluar nga ushtria izraelite në Gaza, duke e cilësuar si...

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane

Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa...

Fundi i epokës Messi-Ronaldo, lista me 30-të lojtarët e nominuar për çmimin “Topi i Artë”

Këtë të enjte u shpall lista me 30 të nominuarit për çmimin Ballon d’Or 2025. Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ketë mundësinë ta...

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë europiane të monitorimit të ndryshimeve...

Lajme të tjera

Web TV