Ndryshimet në qeveri/ Rama dërgon emrat në Presidencë, pritet dekretimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e djeshme në presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar. Nuk parashikohet befasi dhe kreu i shtetit Bajram Begaj pritet t’i dekretojë, ndonëse ka dy raste që ish-presidenti Ilir Meta i ka kthyer pas emrat e ministrave duke mos aprovuar zgjedhjen e kreut të qeverisë.

Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi ndryshimet në kabinet, emrat e propozuar për shkarkime dhe emërime i janë kreut të shtetit për dekretim. Pritet që Presidenti Bajram Begaj në një kohë të shkurtër të dekretojë ndryshimet në qeveri. Janë 7 ndryshime në qeveri, ku 4 prej tyre janë emra të rinj, ndërsa një e rikthyer në kabinet. Olta Xhaçka Ministre e Jashtme, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë. U largua nga detyra, Olta Xhaçka e cila mbante postin e Ministres së Jashtme, të cilin tashmë e merr Igli Hasani ish ambasadori i Shqipërisë në OSBE, deri në 2021. Ogerta Manastriliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në vend të saj emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, duke zëvendësuar Edona Bilalin. Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca. Rama, po ashtu njoftoi dhe krijimin e Ministrinë e Pushtetit Vendore, të cilën do të ja besoj Arbian Maznikut, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet e drejtuar nga Milva Ekonomi, shkrihet.

Lexo edhe :  Pronësia e vilës në Qerret/ Veliaj reagon sërish nga burgu, kritikon prokurorin Olsi Dado

Nuk pritet të ketë pengesë nga kreu I shtetit për emrat e rpopozuar si ministra. Kreu I shtetit ka rol dytësor në këtë drejtim edhe pse kërkohet dekretimi nga ana e tij. E drejta eskluzive për ndryshimet në qeveri është e kryeministrit, ndërsa më pas do jetë Parlamenti ai që vendos përfundimisht duke votuar ndryshimet në qeveri. Gjithsesi ka pasur dy precedent të mëparshëm në kohën kur në krye të Presidencës ishte Ilir Meta. Ai nuk dekretoi si ministër të jashtëm Gent Cakën dhe Rama u detyrua ta mbante si zëvendësministër, por me autorizim nga kryeministri për të përfaqësuar diplomacinë shqiptare. Një tjetër rast ishte vonesa në dekretim si Ministër i Brendshëm i Sandër Llashajt. Meta kërkoi më shumë iformacion dhe specifikisht nëse mbante ose jo gradën e gjeneralit. Vetëm pas mbërritjes së informacionit shtesë nga Ministria e Mbrojtjes në atë kohë u dekretua mes shumë debatesh Lleshaj. Megjithatë me lëvizjet e fundit në qeveri nuk pritet të ketë “kryeneçësi” nga kreu i shtetit Bajram Begaj dhe dekretimi i ministrave të rinj është çështje orësh.

 

 

Të fundit

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 22 shkurt 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar do blihet me 94.2 lekë dhe do shitet me 95.3...

Nesër Gjermania voton për Bundestagun e ri, ja cilat janë risitë e procesit

Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Zgjedhjet janë të veçanta sepse testojnë për herë të parë reformën e kodit zgjedhor....

7 qarqe me rënie natyrore të popullsisë më 2024, kryeson Korça

Shtesa natyrore e vendit (lindjet minus vdekjet) ishte pozitive vitin e kaluar për shkak se rënia e vdekjeve ishte më fortë se rënia e...

Spiralja e largimit të mjekëve, 40% e buzave të bardha duan të emigrojnë

Potenciali natyror i Shqipërisë, me gjeografi të pasur dhe klimë të mrekullueshme mesdhetare, i kombinuar me rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës, duket se...

Lajme të tjera

Web TV