RENEA rrethon Shkodrën nga ajri dhe toka, dhjetëra efektivë në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RENEA ka rrethuar Shkodrën nga ajri dhe toka. Me dhjetëra efektivë të policisë kanë zbarkuar në terren ku kanë zhvilluar një operacion antikanabis.

Falë megaoperacionit policor të koduar “Fly” u asgjesuan në total, nëpërmjet djegies, 12 831 bimë narkotike cannabis sativa.

Megaoperacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA” dhe me FNSH-të Tiranë dhe Fier.

Në këtë megaoperacion, nga ajri u angazhuan 50 efektivë të repartit “RENEA” dhe nga toka, 500 efektivë të DVP Shkodër, të komisariateve në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

Përkatësisht asgjesimi është bërë si më poshtë:

-Gjatë megaoperacionit, nga ajri, morën pjesë efektivët e repartit “RENEA”dhe grupe hetimore. Efektivët e RENEA-s, me anë të helikopterit, mundën të mbërrinin në vende të ndryshme, në territorin e fshatit Palaj, njësia administrative Shosh, ku ishin kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Nga këto zona, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 2220 bimë narkotike cannabis sativa.

-Në vijim, gjatë këtij megaoperacioni, nga toka, shërbimet e DVP Shkodër, të komisariateve të Policisë në varësi të saj dhe të FNSH-ve Tiranë dhe Fier, nga terrene të vështira malore në Mnelë, Shllak, Temal, Vilzë, Prekal, Ura e Shtrenjtë, Kir dhe Ana e Malit, asgjësuan 10 611 bimë narkotike cannabis sativa.

Ishte Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi policinë për operacionin e suksesshëm./E.T

Të fundit

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Amerikani blen 162 bileta për një short lotarie dhe fiton 811 mijë dollarë

Një burrë nga Karolina e Jugut mori një rrezik të madh duke blerë 162 bileta identike për një short të vetëm të lotarisë Pick...

Aksident në Pogradec, i riu me monopatinë përplaset me BMW-në

Një aksident u shënua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të qytetit të Pogradecit, në kryqëzimin e rrugës së Drilonit. Një i ri i...

Gruaja më e moshuar në botë festoi ditëlindjen e 116-të, tregon sekretin e jetëgjatësisë

Ethel Caterham, personi më i vjetër në botë dhe personi më i vjetër britanik i regjistruar ndonjëherë, festoi ditëlindjen e 116-të në Surrey, Angli. Caterham...

Lajme të tjera

Web TV