“Shpopullimi, i qëllimshëm” /Sula:Të rinjtë nuk kanë të ardhme, po largohen nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Dashnor Sula shprehet se qeveria e Edi Ramës po detyron të rinjtë që të largohen nga vendi me shpresë për një jetë më të mirë.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se 16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti, “shifër kjo më e lartë se një vit më parë dhe akoma më e lartë nëse e krahasojmë me dy vite më parë”.

“Më shumë shpresë te ilegaliteti në BE e Britani sesa te qeveria shqiptare.

Asimilimi i shpresës së qytetarëve shqiptarë pasi edhe në 14 maj pushteti lokal u uzurpua, ka bërë që Shqipëria të njohë ditë edhe më të zeza sa I takon braktisjes nga të rinjtë.

16.500 shtetas shqiptarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kjo shifër është më e lartë se kaluar me një vit më parë dhe akoma më e lartë nëse e krahasojmë me dy vite më parë.

– Të gjendur përballë një qeverie që uzurpon cdo pushtet dhe një opozite që për fat të keq është marrë me problemet e brendëshme, të rinjtë kanë parë më shumë shpresë te 1% I rasteve që fitojnë statusin e azilantit sesa te një jetë më e mirë në Shqipëri.

Shkalla e vendimeve pozitive është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë dhe nuk e kalon 1%, por sërish të rinjtë marrin rriskun për të braktisur vendin e tyre. Kjo është për të ardhur keq.

– Në këto kushte cdo energji e harxhuar brenda vetes për të tkurrur edhe më shumë opozitën është gjëja më e gabuar.

Lexo edhe :  Laborator kokaine dhe kanabisi në Yzberisht/ Arrestohet pronari i banesës

Ne duhet të maksimalizojmë energjitë brenda vetes, duhet të ftojmë dhe të bashkëpunojmë me intelektualët dhe shoqërinë civile për tja shkurtuar jetën kësaj qeverie e cila po shpopullon vendin”, shkruan Sula./ S.M

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV