Vidhnin pensionet, e “pësojnë keq” 7 punonjës të Postës Shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia pasi dyshohet se kanë përvetësuar pensionet. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministri Ulsi Manja. Ky i fundit shkruan se këto persona i kanë shkaktuar shtetit dëm prej 33.000.000 lekësh.

Punonjësit ishin të punësuar në postat shqiptare në: Dibër, Shkodër dhe Tropojë.

“Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7 zyrtarë para drejtësisë! Falë denoncimeve të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit!

Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit??”, shkruan Ulsi Manja. /  S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV