Largimi i Xhaçkës/Shtypi grek: Si e ‘hëngri’ Beleri ish-ministren e Jashtme të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka nga posti ka bërë jehonë dhe në mediat greke.

Sipas Protothema.gr, largimi i Xhackës lidhet jo vetëm me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, por edhe për aktivitetin e biznesit të bashkëshortit të saj.

Shkrimi i plotë:

Një anëtare e rëndësishme e Partisë Socialiste, ish-ministrja e Jashtme është vënë në shënjestër të opozitës, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese heqjen e saj nga detyra parlamentare, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.

 

 

Aktivitetet e burrit të saj në zonën bregdetare dhe konkretisht në Dhërmi, në fakt e bëri atë të shndërrohej në një mbrojtëse të ashpër të paraburgimit të Belerit, pasi kryebashkiaku mërgimtar denoncoi zyrtarisht transaksionet e paligjshme të Gatsi-t, në bashkëpunim me ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, i cili është ende ilegalisht në detyrën e tij.

Ankesa është bërë në Prokurorinë Speciale, ku Gatsi dhe Goro akuzohen për falsifikim dokumentesh, me qëllim që biznesmeni të vinte në dorë një sipërfaqe prej 5512 metrash katrorë dhe pastrim parash nga veprimtari të paligjshme.

“Olta Xhaçka, aktualisht ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimin e saj, duke mos deklaruar konflikt interesi, ka përfituar përmes marrëveshjes martesore të drejta pasurore dhe përfitime të kundërligjshme, të cilat sipas Ligjit për investitorët strategjikë si dhe Ligjit për konfliktin me interes nuk duhet të fitohen. Nëpërmjet një investimi strategjik në një pronë false, ai ka përfituar të drejtën e përdorimit të lirë të aseteve shtetërore për të cilat qytetarët e thjeshtë paguajnë detyrime tatimore etj.

Xhaçka nuk është një person i rastësishëm, por një deputete e shquar e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe një ish-ministre e Mbrojtjes e vendit. Në fakt ajo ka qenë e pranishme në postet e para, kur Rama shpalli shkarkimin e saj, së bashku me gjashtë ministra të tjerë, në një seancë të KQ të Partisë Socialiste në Tiranë.

Lexo edhe :  VIDEO: "Sofra hudh e prit", Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Analisti shqiptar Arion Soulo argumentoi se arrestimet e fundit të SPAK-ut kanë vënë në shënjestër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke goditur shtyllat e programit të tij. Sulo i bëri komentet në një intervistë televizive, ku komentoi edhe riorganizimin gjithëpërfshirës, të cilën Rama e shpalli gjatë një seance të Komitetit Qendror të partisë së tyre, ku Xhaçka u përjashtua për shkak të pronës që i shoqi i kishte marrë si një “investitor strategjik” i supozuar në Himarë.

Megjithatë, deri tani largimi i Xhaçkës nuk është interpretuar si synimi i kryeministrit shqiptar për t’i dhënë fund “pengut” Beleri, duke e lejuar atë të betohet si kryetar i Bashkisë së Himarës dhe të ushtrojë zyrtarisht detyrat për të cilat bashkëqytetarët e tij e zgjodhën atë./E.T

Të fundit

VIDEO: Tifozët e Real Madridit falenderojnë Interin për eliminimin e Barcelonës

Tifozët e Real Madridit duket se po prisnin me padurim disfatën e Barcelonës në Champions League. Disa prej tyre falenderuan...

Arrestimi i kandidatit në Sarandë, avokati: Personat ia dhanë për denigrim para zgjedhjeve

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi kandidatit të ‘Nisma Shqipëria Behet’ Ergys Isufi. Mësohet se Isufi është arrestuar në aksin rrugor “Borsh-Sarandë”, teksa ka...

PE “urdhëron” Kosovën të vazhdojë reformat për anëtarësim në BE

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Te mbledhur ne nje seance parlamentare ne Strasburg, Eurodeputetet diskutuan raportin e z. Riho Terras i cili ka vizituar Prishtinen dhe...

Berisha dështon me mitingun në Korçë! Rama e mbushi sheshin plot, PD ‘gjysmake’

Teksa na ndajnë 4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, partitë politike janë duke zhvilluar takimet e fundit përmbyllëse në 12 qarqet e vendit. Pak...

10 mijë vetë në Lungomare, Rama tregon në Kuç të Labërisë sa mandate merr PS

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky...

Lajme të tjera

Web TV