Studimi: Fëmijët që kalojnë me shumë kohë me baballarët janë më inteligjentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët rriten më të zgjuar në qoftë se që në moshë të vogël kalojnë më shumë kohë me baballarët e tyre janë. Këto janë rezultatet e një studimi të kryer nga një ekip studiuesish britanikë, nga tre universitetet kryesore: Imperial College në Londër, King’s College në Londër dhe Universitetin e Oksfordit.

Studimi i botuar në “Gazetën e Shëndetit Mendor të Foshnjave” tregon efektet e dobishme të të rriturit që të vegjël me një baba të pranishëm.

Siç është shpjeguar nga The Telegraph studiuesit kanë ekzaminuar 128 baballarë në Mbretërinë e Bashkuar, nga zona të ndryshme gjeografike dhe nga sfera të ndryshme të jetës, dhe i kanë regjistruar ndërsa kalonin kohë me fëmijët e tyre. Në mënyrë të veçantë, ekspertët kanë vëzhguar sjelljen e disa baballarëve, si ndërvepronin, pa lodra, me fëmijët që tre muaj dhe pastaj pothuajse dy vjet më vonë, teksa lexonin libra.

Studiuesit në fund i nënshtruan fëmijët në një sërë testesh njohëse, duke përfshirë një provë të kuptimit të një libri dhe njohje të figurave dhe ngjyrave. Rezultati i parë i dukshëm tregon se fëmijët të cilët kishin performancën më të mirë, pavarësisht nëse ishin mashkull apo femër, janë ata që kanë kaluar më shumë kohë me babain e tyre, që në muajt e parë.

“Edhe kaq herët, pra në tre muajt e parë të bashkëveprimit të jetës mes babait dhe fëmijës, mund të prodhohen rezultate të vëzhgueshme pozitive”, shpjegon për BBC Profesor Paul Ramchandani, i cili udhëhoqi studimin.

Por nuk mjafton të kalosh kohë me fëmijët, ajo që ka rëndësi mbi të gjitha është qëndrimi dhe gjendja e humorit e baballarëve. Fëmijët të cilët në tre muajt e parë të jetës kanë patur prindër të mbyllur apo depresivë, kanë marrë rezultatin më të ulët në testim.

Lexo edhe :  Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

“Ne gjithashtu zbuluam se fëmijët të cilët ndërveprojnë gjatë seancës së leximit me një baba të ndjeshëm, të qetë dhe pa ankth, janë ata që në moshën dy vjeç tregojnë zhvillim më të madh, si dhe aftësi më të mëdha gjuhësore dhe në zgjidhjen e problemeve”, shpjegon Dr. Vaheshta Sethna nga King’s College.

“Kjo tregon se aktivitetet e leximit ndihmojnë fëmijët dhe gjithashtu rezultatet tona tregojnë rëndësinë e të paturit një baba të pranishëm dhe pozitiv me fëmijët e vet”, përfundon studiuesi./E.Ç

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV