5 gjërat për të cilat me siguri keni harruar ta falenderoni nënën tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonjëherë kujdesin e nënave tona e marrim si të mirëqenë. Që nga kujdesi për ne në moshë të re e deri te problemet e moshës së rritur, nënat tona janë pranë nesh, duke na dhënë këshilla. Për shkak të kësaj, ne jemi mësuar aq shumë me qëndrimin e tyre sa kemi harruar se sa mirënjohës duhet të jemi.

1. Kanë aftësinë ta bëjnë të pamundurën të mundur

Jo pa qëllim, shpesh nënat cilësohen si engjëj mbrojtës, Janë baza e familjes dhe krahu ku ne gjithmonë mbështetemi. Kapërcejnë çdo vështirësi dhe ende arrijnë ta bëjnë veten dhe familjet e tyre edhe më elastike.

Shumë nëna mund të jenë dorëzuar në shoqëri dhe në martesë, por kurrë nuk u dorëzuan para fëmijëve të tyre. Edhe përmes çështjeve financiare, emocionale etj, ato arritën të na ushqejnë, edukojnë dhe të na mbrojnë me përqafimet e tyre të ngrohta.

2. Përballen me botën dhe na vendosin mbi veten e tyre

Nga mbajtja për 9 muaj deri te lindja dhe kujdesi për secilin hap të fëmijërisë sonë dhe madje edhe të rritur, nënat janë heroina. Për të gjitha momentet kur kishim të ftohtë, ishim të uritur ose të sëmurë, nënat tona ishin pranë, duke u kujdesur për ne.

Kur kjo do të thoshte kapërcim të punës, të një udhëtimi ose një ngjarje të rëndësishme, nënat tona as nuk menduan dy herë dhe zgjodhën të kujdeseshin për ne, fëmijët e tyre. Për atë vetëmohim dhe gjithë vëmendjen që nënat na dhanë, të gjithë duhet të jemi mirënjohës.

3. Udhëtuan milje larg për të siguruar një jetë më të mirë

Nënat emigrante, që u larguan nga qytetet dhe vendet e tyre me familjen, për të gjetur kushte më të mira jetese diku tjetër. Ka pak fjalë për të përshkruar se sa të guximshme ishin disa nga nënat tona, që vendosën të linin tokën e tyre dhe të lëviznin diku tjetër në botë për të na dhënë paqe, arsim dhe një shans për të patur një të ardhme më të mirë.

Lexo edhe :  Këngëtarët rrisin tarifat për sezonin e verës/ Ja sa kërkojnë për një natë në koncert

Disa nëna rrezikuan jetën dhe rehatinë për të na siguruar me të mirën – edhe nëse kjo do të thoshte të mësonin një kulturë të re, një gjuhë të re dhe të përshtateshin me një realitet krejt tjetër. Për shkak të kësaj, nënat tona meritojnë mirënjohjen më të sinqertë.

4. Na dhanë mësimet më të vlefshme të jetës

Se “jo” për të blerë një lodër të shtrenjtë na mësoi vlerën e parave. Ai leksion ‘i bezdisshëm’ rreth studimeve tona na mësoi për rëndësinë e njohurive. Refuzimi për të na lënë të dalim dhe të kthehemi sa herë që të dëshironim na tregoi rëndësinë e sigurisë.

Megjithëse mund të mos e kemi kuptuar në fillim, nënat tona na dhanë mësime jete që nuk do t’i harrojmë kurrë.

5. Mirënjohje për dashurinë pa kushte

Dashuria e një nëne është thjesht unike. Nënat biologjike, nënat adoptuese, njerkat, nënat e reja dhe të moshuara, nënat që janë mes nesh dhe nënat që janë larguar nga kjo jetë. Të gjithë kanë fuqinë të na japin një lloj dashurie kaq të pastër dhe të pakushtëzuar./E.Ç

Të fundit

Surprizat e muajit qershor në TKOBAP

15 aktivitete, premiera, masterclass-e dhe rivënie shumë të dashura për publikun do të sjellë gjatë qershorit, Teatri Kombëtar i...

Trump urdhëron nisjen e hetimeve ndaj Biden, ja për çfarë bëhet fjalë

Administrata e residentit Donald Trump ka hapur një hetim të pazakontë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Joe Biden ishte mendërisht i aftë kur dha...

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje/ Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të...

Pension deri 400 euro në muaj për ata që kanë punuar në Itali, ja kush përfiton

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë...

Nderimet e fundit për Priftin Kristaq Viso, në Kishën e fshatit Çiflig në Korçë

Në këtë ceremoni mori pjesë Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joan Pelushi, i cili udhëhoqi shërbesën e rastit,...

Lajme të tjera

Web TV