A e dini pse vajzat janë të fiksuara pas serialeve kriminale?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është thjesht një çështje kurioziteti? Mendoni se kështu do të përballeni me frikën tuaj? Cili është mendimi i psikologjisë dhe shkencës në përgjithësi për këtë fenomen?

Le të fillojmë me shifrat: Sipas një studimi, në vitin 2019 numri i grave që preferonin zhanrin e vërtetë të krimit ishte rritur me 16%.

Por pse preferojnë krimin?

Shpjegimi më i popullarizuar dhe më i pranuar përgjithësisht se pse gratë i duan historitë e krimit është sepse ato ndjejnë, me vetëdije ose ndërgjegjeshëm, se mund të mësojnë diçka prej tyre. Kjo mund të ketë të bëjë edhe me faktin se gratë janë shumë më shpesh viktima në histori të vërteta krimi.

Sipas studimit të Amanda Vicary, një eksperte e psikologjisë kriminale dhe profesoreshë e asociuar e psikologjisë, gratë pohuan se ndjekja e përmbajtjes së vërtetë të krimit çoi në një ndryshim të ndërgjegjshëm në sjellje në mënyrë që të ndihen dhe të jenë të sigurta. Gratë në thelb, në mënyrë të pandërgjegjshme kopjojnë këshilla dhe truket që mësojmë nga historitë e vërteta të krimit, pa e kuptuar se pikërisht kjo është arsyeja pse ne fillojmë dhe vazhdojmë t’i shikojmë/dëgjojmë/lexojmë ato.

Studimet e fundit (UNODOC 2018,2019) tregojnë se për vitin 2017, 20% e viktimave të vrasjeve në mbarë botën ishin gra. Vlerësohet se 50,000 femicide ndodhin çdo vit në planet, që korrespondon me 137 gra çdo ditë mesatarisht.

Pra, instinktivisht kemi nevojë të ndjekim historitë e grave të tjera dhe sesi ato i shpëtuan (ose jo) rrezikut, për të kopjuar ose shmangur lëvizjet dhe zakonet e tyre për të shpëtuar veten ose për të mos qenë vetë në rrezik./E.Ç

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV