Greta Koçi ka një arsye të fortë për të qenë në qiellin e shtatë të lumturisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse u bënë disa vite që është larguar nga Shqipëria, Greta Koçi nuk është shkëputur kurrë nga publiku shqiptar. Ajo vijon të jetë pjesë e gëzimeve të tyre familjare, të publikojë herë pas here këngë të reja, si dhe të ruajë kontaktet me fansat falë rrjeteve sociale.

E duke u ndalur te këta të fundit, duhet thënë që disa prej syresh filluan të komentonin gjerë e gjatë në TikTok veshjen e saj në dasmat ku performonte. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht, të kuruar dhe elegante, Greta shfaqej në këto evente private më sportive e kësisoj lindi dyshimi se diçka po ndodhte me të.

Dhe po, diçka e bukur po ndodh. Një jetë e re tashmë rritet saj, një qenie që brenda pak muajsh do e bekojë me emrin nënë. Artistja ka publikuar në Instagram-in e saj një video nga babyshower-i, festa e zbulimit të gjinisë së bebes, që ka organizuar. Ajo shfaqet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur e ndër të tjera shkruan: “Në pritje të ëmbël… më e lumtur se kurrë”. Të shumtë janë miqtë, kolegët dhe ndjekësit që e kanë uruar./E.Ç

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV