Si të ankohesh me mirësjellje për të marrë atë që dëshiron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dëgjosh një njeri që ankohet gjithë kohës, është sa e lodhshme, aq edhe bezdisëse. Por, ndonjëherë nuk ka shpëtim! Një njeri mund të ankohet gjithë ditën duke e kthyer në rutinë këtë sjellje.

Nëse jeni një ankues kronik, është koha të rishqyrtoni mënyrat e të menduarit dhe ankesës, nëse i keni sytë tek rezultati final: të merrni atë që dëshironi.

Ja tetë metodat efikase sipas terapistëve:

Ankohuni në kohën e duhur

Ka një kohë dhe një vend për çdo gjë, duke përfshirë edhe ankesën. Jini të vetëdijshëm kur i parashtroni shqetësimet një personi tjetër për të pakësuar mundësinë e një përgjigjeje negative.

Përdorni togfjalëshin “Unë”

Gjuha ka fuqi të madhe dhe kjo fuqi mund të rregullojë ose prishë një situatë të caktuar. Kur ankoheni, përdoreni fjalën unë për të fuqizuar idenë e fajit, pra personalizoni përgjegjësitë tuaja.

Flisni pozitivisht dhe saktë

Përdorni një gjuhë të saktë dhe argumentoni me shembuj dhe detaje për të ndihmuar personin tjetër të kuptojë atë që po thoni. Qartësia është çelësi.

Vendoseni veten në vendin e tjetrit

Para se të shprehni ankesën, ndaloni një moment dhe kuptoni pozitën e tjetrit. Mendoni se çfarë mund të ndiejnë ose mendojnë ata që janë përballë jush dhe pastaj flini për shqetësimin tuaj.

Shmangni sulmin ndaj karakterit

Ju kanë kritikuar ndonjëherë personalitetin? Nuk është ndjesi e bukur apo jo?! Sulmet personale largojnë fokusin nga problemi në fjalë, duke vonuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Mos u fokusoni vetëm te problemi, jepni zgjidhje

Nëse keni një mentalitet të përqendruar tek zgjidhjet kur i parashtroni ankesat dikujt, atëherë ju dini si të jeni praktikë edhe në situata jo të favorshme.

Lexo edhe :  Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Vendosni ankesën në mes të një situatë pozitive

Ndryshe quhet efekti sanduiç. Vendoseni ankesën në mes të një diskutimi pozitiv dhe do ta shihni çdo situatë problematike ndryshe.

Jini mendjehapur

Kur flisni për një ankesë nga këndvështrimi juaj, duhet të jeni mendjehapur për përgjigjen e atyre që po ju dëgjojnë. Zgjidhja e një ankese është një përpjekje në ekip, ndaj kjo shkon paralelisht me ndjeshmërinë dhe vendosjen e vetes në vendin e tjetrit./E.Ç

Të fundit

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Lajme të tjera

Web TV