Veliaj i bashkohet ekipit të dezinfektimit në shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ia ka kushtuar përgatitjeve të shkollave që do të çelin dyert për nxënësit të hënën. Ekipet e bashkisë janë shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes, por edhe dezinfektimin, një proces mjaft i rëndësishëm i higjienës.

Grupit të punës iu bashkua në fundjavë, në dy shkollat e reja “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se, ashtu si në çdo shtëpi familja kujdeset për të krijuar kushtet higjienike për fëmijën, edhe bashkia po punon që në çdo godinë të jetë e njëjta higjienë e pastërti.

“Iu bashkova ekipit me uniforma, të cilët kryejnë shërbime shumë të rëndësishme si dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi. Është e vetmja mënyrë për të pasur higjienë maksimale dhe për t’u siguruar që, ashtu siç ndrisin shtëpitë tona nga brenda, ashtu duhet të ndrisin edhe shtëpitë tona të përbashkëta: shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Ajo që bëmë sot është një dezinfektim i plotë i klasave dhe ambienteve të tjera. Janë përdorur të gjitha solucionet e aprovuara nga OBSH-ja. Ne e bëjmë këtë proces në mënyrë rutinë, por i japim pak më shumë rëndësi dhe vëmendje me fillimin e vitit shkollor,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV