Lutfi Hoxha, aktori emblematik i teatrit të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Ai mbahet mend mirë nga telespektatori shqiptar për shpullën që i dha Til arrakatit kur mendoi se po vidhte paratë e shtëpisë për të luajtur bixhoz a për të blerë cigare.

– Mos, edhe këtë arrite ta bësh? Guxon të më thuash babi pas kësaj? Si nuk i more? Po unë të pashë vetë. Gënjeshtar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po aq mbahet mend dhe si Musai i shtëpisë së të moshuarve “Lulet e Vjeshtës” të cilit i kishte ikur ca kujtesa kur i kërkonte personazhit aktor Llazar Koritës që kishte interpretuar shefin e revolucionit tek “Orët e Kremlinit”:

-Shoku Lenin i thuaj ministrit të na rrisë ca pensionet.

Dhe Llazar Korita që ia kthente:

-Më lodhe o Musa, unë nuk jam Lenini.

Ai është Lutfi Hoxha, aktori emblematik i trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që në kujtesën time vjen dhe me një rol tjetër tek drama “Gërsheti i Luftërave”, si një nga luftëtarët besnikë të çetës së Azem Galicës.

-Nga beteja në valle, bukur fort. Po shumë shpejt u lodhe o Miç Delia… Nuk e mora vesh përse vallja të mbeti në mes?

Por tanimë Lutfi Hoxha nuk do të jetë mes të gjallësh. Sepse në moshën 89-vjeçare zemra e tij pushoi së rrahuri.

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka.” – njoftoi Teatri i Durrësit të dielën e 10 shtatorit 2023.

Në jetëshkrimin e tij zyrtar thuhet se Lutfi Hoxha u lind në Durrës më 1 Qershor 1934, ku dhe kreu mësimet e para, për të vijuar liceun artistik “Jordan Misja” në degën e aktrimit. Nisi të merret me teatër që kur ishte amator në grupin e Kantierit Detar ku spikati talenti dhe aftësia e tij për të krijuar karaktere. Në estradën e ushtrisë u shqua sidomos për monologët e tij të realizuar me vërtetësi dhe plot humor. Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike.

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Në vitin 1989 doli në pension. Por kjo nuk e largoi aspak nga skena. Sepse një aktor është i lidhur pazgjidhshmërisht me skenën.

Lexo edhe :  “Botimet Jozef”, nxorri nga botimi 5 libra të rinj të autores Raimonda Moisiu -Sade

Në gamën e roleve të tij fort emblematik mbetet ai i Nues tek filmi “Thirrja” që u mahnit nga kristalinat e famullisë së priftit ku kish shkuar për vizitë, si dhe për t’i çuar ca dhurata.

-Urdhno, ju kam pru dhe mjalt nga ai i bardhi!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por gjithsesi lopën e theri sipas këshillës së veterinerit duke braktisur kështu këshillat e Dom Gjonit.

Por edhe tek filmi “Nata e parë e lirisë” në rolin e Goxhos, Lutfi Hoxha na ka dhënë një personazh shumë simpatik, që më shumë se me fjalë fliste me gjestet e tij.

-E keni parë gjë Çe… çemin? Kujt i thua e…e…e…. ashtu ti?

Dhe një nga rol shumë më interesant të interpretuar me mjeshtëri është dhe ai i Naunit me 11 fëmijë tek filmi “Pylli i lirisë”.

-Të të rrojë o Naun, me jetë të gjatë! Foshnja ka kësmetin e vet.

-E xhanëm, ashtu është, por këta të uruar nuk ushqehen dot me kësmet, se kësmet nuk është bukë… Po ti s’ke për vete bre Kovi.

Që prej vitit 1963 kur mori rolin e Guri Thanasit te filmi “Detyrë e posaçme” të regjisorit Kristaq Dhamo e deri tek filmi “Ne dhe Lenini” të regjisorit Saimir Kumbaro, Lutfi Hoxha numëron 16 role në kinematografi. Por roli i tij i fundit është tek filmi “Derë e Hapur” një prodhim i vitit 2019 i regjisorit Florenc Papas, gjë që e çon në 17 numrin e roleve të mbetura në pelikulën e filmit artistik.

Për kontributin e tij në skenën e teatrit dhe sheshin e xhirimit Lutfi Hoxha ishte nderuar dhe me titullin e lartë “ Mjeshtër i Madh”.

Ai tanimë nuk jeton, por rolet e tij mund t’i shohim sa herë transmetohen nga televizionet filmat shqiptarë. Dhe në këtë mënyrë Lutfi Hoxha ka gjetur përjetësinë, po aq sa dhe aktorët e tjerë që kanë mbetur në kujtesën mbarëpopullore.

Të fundit

Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: “Këtu nuk jemi në teatër”

Carlo Ancelotti analizoi fitoren e ngushtë të Real Madrid ndaj Getafes, falë një goli të Arda Güler, por nuk...

Së shpejti dasmë; Cindy Marina zbulon sekretin e lidhjes me Genarin!

Cindy Marina ishte e ftuar së fundmi në “Miqtë e pasdites” në RTSH, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale. Në...

Muzhaqi i përgjigjet Berishës/ O buf gënjeshtar, nuk të ka mbetur më as turp e as logjikë

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi i është përgjigjur Sali Berishës, pas një postimi të tij, i cili pretendonte se shkollat në Elbasan...

Kush e verifikon që papa ka vdekur vërtet?

Pse nuk është një mjek që verifikon përfundimisht vdekjen e një pape? Kjo është pyetja që i bëjmë vetes sot, më 22 prill, në episodin...

U dënua me 5 vite e gjysmë burg, kardinali kërkon të jetë pjesë e Konklavës

Kardinali Giovanni Angelo Becciu, i dënuar për krime financiare nga gjykata penale e Vatikanit në vitin 2023, po pretendon se ka të drejtë të...

Lajme të tjera

Web TV