Emigrantët sollën në shtëpi një rekord prej 444 milionë euro në 6-mujorin e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.

Sipas Bankës, në 6-mujorin e parë të vitit, dërgesat e emigrantëve arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky nivel është 5.3% më i lartë edhe se janar-qershori i 2019-s, që deri tani mbante rekordin me 424 milionë euro.

Pas atij viti, dërgesat filluan të binin vazhdimisht, duke reflektuar largimin gradual të emigrantëve nga vendi mëmë që zakonisht ndodh pas 15-20 viteve, teksa ata krijojnë familjet e tyre dhe i shkëpusin gradualisht lidhjet me vendin mëmë.

Por, që nga viti 2017, remitancat filluan sërish rritjen, në linjë me ciklin e ri të emigracionit (në vitin 2016 u shënua dhe një nivel rekord i kërkesave për azil në rreth 60 mijë).

Pas një reduktimi deri në 2020-n, i ndikuar dhe nga pandemia, 2022-shi shënoi një kulm të ri emigracioni, ku kërkesat për azil i kërkuan 30 mijë, pjesa më e madhe e të cilëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kanalet e reja në vitet e fundit, krahas atyre tradicionale si Italia e Greqia ishin dhe Franca, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar.

Burime nga operatorët vendas të transferimit të parave thanë se Gjermania dhe Anglia janë korridore të reja, në raport me tradicionalet, dhe kanë një ecuri më të mirë në trendin e dërgimit të parave tek të afërmit e tyre në Shqipëri.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat.

Lexo edhe :  Rama ankohet për kryetarët e bashkive: "Kemi një problem, do e rregullojmë pas fitores"

Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europon.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri (Censi që do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend po zhvillohet këtë vit)./Monitor /  S.M

Të fundit

Vendimi i Këshillit të Ministrave, Shqipëria rikthen vizat me Bjellorusinë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka rikthyer vizat me Bjelllorusinë. Vendimi i miratuar më 15 maj të 2024-s...

Pritet të bëjë namin/ Producenti i ‘Eurovision’tregon risinë spektakolare që do të ndodhë

Eurovision 2025 po hyn në fazën përfundimtare për të paraqitur një shfaqje spektakolare në Bazel të Zvicrës dhe siç zbulon producenti Christer Bjorkman, një...

E bujshme, Igli Tare merr me vete një lojtar të kombëtares shqiptare te Milani?

Teksa është në negociata me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund...

“Duke festuar Big Brotherin…”/ Çfarë po kurdis Arbana Osmani me postimin e fundit? (FOTO)

Kur mendojmë se gjithçka mes Arbana Osmanit dhe formatit Big Brother është mbyllur me një “heshtje dinjitoze”, ajo kthen vëmendjen me një postim në...

Balla në Greqi, thirrje bashkatdhetarëve të tërheqin fletët e votimit në zyrat postare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ndal në Veria për të parë nga afër procedurën e tërheqjes së zarfit të votimit nga bashkatdhetarët...

Lajme të tjera

Web TV