“Radio Eska”: Shqipëria destinacioni perfekt për pushime të përballueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës. Ajo kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe ka dalje ne detet Adriatik dhe Jon.

Shqipëria është një ndër destinacionet më të pëlqyera nga pushuesit dhe eksploruesit që përveç relaksit në resorte, duan të eksplorojnë edhe vende të panjohura dhe misterioze, shkruan në një artikull Joanna Dembek të botuar në radiostacionin polak Radio Eska”.

Një javë pushime në Shqipëri kushton deri në 320 euro

Shqipëria është destinacioni ideal për të kaluar pushimet, pasi ofron plazhe të bukura me rërë të rrethuara nga kodra mahnitëse, ujëra bruz dhe temperatura ideale.

Plazhet më të njohura në këtë rajon ndodhen në, Ksamil, Gjipe, Dhërmi, Borsh, Drimadhes, Mango, Jalë dhe Sarandë.

Në Shqipëri mund të admironi peizazhet e mrekullueshme të pasura me shkëmbinj, laguna, shpella dhe male.

Në veri, mund të provoni të ecni në Alpet Shqiptare ose të vizitoni liqenin e bukur të Komanit të rrethuar nga kodra të pyllëzuara dhe shpate të pjerrëta.

Vizitorët rekomandohen të bëjnë një udhëtim në Gjirokastër, qyteti i njëmijë shkallëve dhe në Berat, qyteti i njëmijë dritareve.

Të dy qytetet janë përfshirë në listën e UNESCO-s si qytete-muze.

Shqipëria ofron një klimë fantastike mesdhetare. Në verë, temperatura mesatare arrin afërsisht 30-40 gradë Celsius.

Shqipëria është destinacioni perfekt për pushime të përballueshme.

Vizitorët mund të akomodohen me çmime që variojnë nga 15 euro deri në afërsisht 170 euro për natë.

Një nga çmimet më të ulëta të ofruara nga agjencitë e udhëtimit është afërsisht 320 euro për person për shtatë netë.

Gjithashtu, për një darkë të shijshme në restorant do të paguani rreth 6-10 euro. /  S.M

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV