EMRI/Arrestohet oficeri i policisë, ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Cërrik është arrestuar, pasi ishte i implikuar në aktivitetin kriminal në formën e shpërndarjes/shitjes së lëndëve narkotike.

Saimir Hysa, 44-vjeç, favorizonte shtetas të ndryshëm në këtë aktivitet, gjithashtu, fshehte personat në kërkim, shitjen e armëve dhe municioneve luftarake kundrejt përfitimeve në lekë, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës.

Ai është i dyshuar se ka konsumuar veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkaq, u shpall një kërkim një 44-vjeçar, i cili ishte bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal me punonjësin e policisë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./   S.M

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV