Gjykata: Përgjimet dhe hetimet të ligjshme/ Beleri: Procesi është politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua dje seanca e parë gjyqësore ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i arrestuar për krim zgjedhor dhe korrupsion aktiv në blerjen e votave.

Beleri adhe avokatët kërkojnë pavlefshmërinë e akteve, por pretendimet e tyre rrëzohen nga gjykata. Provat në katër orë seancë.

Në një interes të veçantë ku ishin edhe përfaqësues të ambasadës greke dhe të Partisë së të Drejtave të Njeriut të Vangjel Dules u zhvillua dje në Gjykatën Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca e parë ndaj Fredi Belerit.

SPAK ka paraqitur provat që sipas tyre implikojnë Fredi Belerin dhe shtetasin tjetër Pandeli Kokaveshi. Ata akuzohen për krim zgjedhor në shitblerjen e votave dhe konkretisht të tetë votave kundrejt shumës 5 mijë lekë të reja vota dhe për ndërmjetësin do të ofronin 300 euro. GJKKO i cilësoi të drejta akuzat e ngritura nga SPAK për blerje votash.

Ndërsa avokatët e Belerit pretenduan se përgjimet dhe hetimet ndaj Belerit janë të paligjshme dhe sipas tyre, Beleri po qëndron padrejtësisht në burg. Gjykatësi paraprak nuk ka gjetur argument për ta kthyer dosjen për rihetim.

Në një senacë të gjatë prej katër orësh të cilat ishin pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor janë parë materialet hetimore të SPAK por edhe pretendimet e palës mbrojtëse.

Prokuroria pretendonte se ka prova që Beleri dhe Kokaveshi kanë kryer veprën penale të blerjes së votave. Avokatët kanë insistuar në pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, të gjitha përgjimet dhe hetimet janë të paligjshme.

Do të caktohet trupa gjykuese që do ta gjykojë atë dhe do të nisë procesi ndaj tij. Vangjel Dule u paragjit në GJKKO, por duke qenë se dosja ndaj Belerit cilësohet si sekrete, Dule nuk u lejua të ishte i pranishëm në seancë.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Belerit është shprehur se seanca gjyqësore do të zgjasë dhe nuk është e nevojshme që gjykimi të vijojë me Belerin në burg. Ai tha gjithashtu se Beleri ka thënë në Gjykatë se po mbahet në burg politikisht. “Seanca e radhës do të vijojë ditën e hënë.

Lexo edhe :  Shqipëri- Britani, marrëveshje ushtarake dhe një “mundësi” për një kamp refugjatësh

Argumenti ishte që kanë përfunduar hetimet, s’ka nevojë më për marrjen e provave dhe nuk ka pse të ndiqet me masën e “arrestit me burg”. Do vijnë të gjithë dëshmitarët këtu, edhe ata që pretendohet që kanë marrë lekë për votën.

Gjyqi do të zgjasë, nuk ka pse të mbahet në burg Beleri. Te kjo gjykatë nuk kishim asnjë pritshmëri, thjesht po prisnim të merrnim një vendim, por e dinim çfarë vendimi ishte. Ishte zv.ambasadori grek që kërkoi ta takonte sot.

Ato janë probleme të tyret që ne nuk i hyjmë. Fredi Beleri tha që unë po qëndroj në burg politikisht”, është shprehur avokati i Belerit.

Greqia ndërkombëtarizon Belerin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, ka komentuar sërish mbi çështjen e Fredi Belerit, i cili mbahet në burg prej 12 majit.

Në një konferencë të mbajtur në Athinë, Gerapetritis, teksa ka folur për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është shprehur se Greqia nuk mund të pranojë vende kandidate që nuk përmbushin kriteret e anëtarësimit dhe parimet bazë të BE-së, si demokracia dhe shteti i së drejtës, duke iu referuar Shqipërisë.

I pyetur mbi çështjen “Beleri”, Gerapetritis tha se arrestimi dhe mbajtja në burg e tij, “përbën një devijim nga e drejta evropiane”, si dhe “shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”.

“Rasti i kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerti, mendoj se përbën një devijim nga e drejta evropiane.

Është lajthitje, përderisa një kryetar i zgjedhur për Pushtetin Vendor, nuk ka mundur të marrë përsipër detyrat e tij, sepse nuk është lejuar, të betohet dhe të marrë përsipër detyrat e tij.

Kjo, nga pikëpamja e vendit tonë dhe nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, përbën shkelje të qartë të të drejtave politike të zotit Beleri, shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe të shtetit ligjor”, është shprehur ai.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV