“Kishim probleme me energjinë”/ Pallati 10 katësh u shkrumbua nga flakët, flasin banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e pallatit 10 katësh që u përfshi dje nga flakët në zonën e Rrugës së Kavajës, nuk kanë mundur ta kalojnë natën në banesat e tyre.

Gazetari  ka raportuar nga vendngjarja, ndërsa ka intervistuar dhe banorët e këtij pallati, të cilët presin se si do të shkojë fati me banesat e tyre.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht.

Siç shihet nga pamjet, 4 katet e para nuk janë përfshirë nga zjarri, por dëme të mëdha ka në katet e sipërme.

Ndërkohë, banorët rrëfyen për gazetarin Çelmeta se herë pas here kishin probleme me sistemin e elektrik, pasi binte shpesh automati.

Sakaq, përhapja e flakëve siç duket është bërë si pasojë e sistemit kapot, që kishte një brendësi të tij një material sintetik. Vijojnë hetimet./  S.M

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV