Pas hekurave për blerje votash/ Ministri i Brendshëm grek viziton Belerin në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm grek, Yannis Oikonomou ndodhet në burgun e Durrësit për të takuar Fredi Belerin.

Vizita e ministrit grek vjen një ditë pas mbylljes së hetimeve dhe nisjes së dosjes për gjykim. Pas një seance që zgjati mbi 4 orë, gjykata vendosi që Beleri të gjykohet për akuzën e korrupsionit zgjedhor.

Gjithashtu për këtë çështje i pandehur është marrë edhe Pandeli Kokaveshi, i cili do të gjykohet në gjendje të lirë

. Gjatë seancës paraprake, avokatët e Belerit kërkuan pushimin e çështjes dhe mos marrjen e parasysh provat e mbledhura, duke i konsideruar si të paligjshme. Por kjo kërkesë e tyre u rrëzua nga gjykata.

Për avokatët mbrojtës, vendimi ishte i pritshëm kjo për shkak se çështja është paragjykuar edhe politikisht.

I pranishëm në seancë ishte edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës që e konsideroi arrestimin e tij politikk, ndërsa kërkoi gjykim të zakonshëm për t’u ballafaquar me çdo provë të prokurorisë.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Arrestimi i tij solli reagime nga pala greke, ndërsa Shqipëria në kundërpërgjigje të akuzave, tha se kjo nuk është një çështje politike por gjyqësore./   S.M

Të fundit

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

Eftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe...

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sikundër u njoftua edhe dje, seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun...

Burri që ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej TITANI…

Një burrë australian në të 40-at e tij ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej titani, duke shënuar periudhën më të...

Zbulohen kandidatët e PS nga Diaspora/ Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një mori me emra nga diaspora...

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe...

Lajme të tjera

Web TV