Tregtia me pakicë përshpejton rritjen, ngjitet me 5.8%, ndikoi turizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifrat tregojnë se konsumi për shkak të turizmit është rritur duke rritur rrjedhimisht edhe tregtinë. Sipas të dhënave të INSTAT, tregtia më pakicë e ka përshpejtuar rritjen në tremujorin e dytë të këtij viti.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit e shitjeve në vlerë, arriti 124.3 duke shënuar një rritje 5.8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2022.

Në terma tremujorësh rritja e volumit të shitjeve më pakicë regjistrohet në 1.3%, krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Por, nga ana tjetër ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ. Volumi i shitjeve nga muaji maj 2023 në muajin qershor të po këtij viti ka shënuar rënie me -0.7%.

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2023 është rritur me 5.1%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 4.3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 5.7%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Në ndryshimin vjetor prej 5.8%, në tremujorin e dytë 2023 ndaj tremujorit të dytë 2022 grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” ka kontribuar me 2.4 pikë përqindje.

“Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 2.1 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me 1.3 pikë përqindje.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Sa i përket ndryshimit tremujor volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve”, është rritur me 2.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndërkohë, Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0.9% krahasuar me tremujorin paraardhës, ndërsa në grupin “Tregti me pakicë e hidrokarbureve“, volumi i shitjeve, i përshtatur sezonalisht, është rritur me 3.2%. /  S.M

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV