Zhaklin Lekatari dhe Luiz Ejlli opinionistë në “Big Brother VIP 3”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari.

Ajo ka folur ndër të tjera edhe për edicionin e tretë të këtij ‘reality show’. A do të donte sërish ajo të ishte në këtë pozicion? Po nëse krah saj do të ishte Luiz Ejlli dhe jo Arbër Hajdari?

Çfarë mund të ndodhte mes ju të dyve nëse do të ishe ti dhe Luizi në rolin e opinionistëve?

“Mund të mos ndodhte asgjë. Ne biem dakord që nuk biem dakord. Unë dhe Arbri vjet ishte shumë e vështirë që të mos dakordoheshe, sepse situatat ishin aq parimore.

Pastaj ka pasur raste që ne nuk e kemi menduar njësoj dhe secili ka shprehur mendimin e tij. Është mëse normale që ta mendojmë ndryshe.

Me Luizin mund të ndodhte e njëjta gjë, varet se si do ta menaxhonte secili nga ne. Patjetër që nëse do të ishim të dy opinionistë, është e sigurtë që do të ketë rivalitet dhe antagonizëm, do kishte pole të kundërt.

Ai përfaqëson një pjesë të shoqërisë, unë përfaqësoj një pjesë tjetër. Do të krijohej një “Big Brother” mes opionistëve, do të përplaseshim.”-tha Lekatari.

Mendon se do ta përballoje edhe një “Big Brother VIP 3”?

“Mendoj se do ta përballoja, ashtu si çdo gjë që më sjellë jeta. Nuk dua të tregohem jo modeste, por mendoj se puna ime ka qenë mjaft e mirë. Ashtu si rrodhën ngajrjet, mendoj se ia dola mirë.

Jam e lumtur për analizat që kam bërë. Unë arrita të krijoj show. Edhe pse kam pasur duartrokitje, ka pasur një pjesë që nuk kanë qenë të lumtur me mendimet e mia.

Lexo edhe :  “Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Por mendoj se kam bërë një show, dhe këtë dihet të ma dinë. E kam një meritë dhe këtë nuk dua t’ja heq vetes sime.”

Po nëse të ofrohet të hysh si banore?

“Jo, nuk do të pranoja. Më shqetëson fakti që je e mbyllur. Nuk do hiqja dorë nga liria. Pastaj është një eksperiencë e vështirë, që ty të duhet kohë për ta rikuperiar veten.”/  S.M

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV