A mund të hanë fruta të ëmbla diabetikët? Ja se çfarë rekomandojnë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave janë fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak.

Të gjithë ata që hanë shumë fruta kanë më pak rrezik për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe me një dietë të tillë i sigurojnë vetes mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave janë fibrat shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak. Kjo është arsyeja pse duhet të hani fruta dhe jo të shtrydhni lëngun e tyre.

Është edhe më keq nëse këtyre lëngjeve i shtoni sheqer. Për personat me nivel të lartë sheqeri në gjak, ideale janë boronicat dhe frutat e tjera me kokrra. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra.

Një filxhan me boronica ka rreth 80 kalori dhe 20 gram karbohidrate. Qershitë janë një zgjedhje e shkëlqyer, pasi kanë edhe veti antiinflamatore. Një filxhan ka 50 kalori dhe rreth 12 g karbohidrate.

Përfitoni sa më shumë nga sezoni i pjeshkës. Ky frut i ëmbël është i përshtatshëm edhe për diabetikët, sepse një pjeshkë e freskët ka 60 kalori dhe rreth 14 g karbohidrate.

E njëjta gjë vlen edhe për kajsitë, një frut ka vetëm 4g karbohidrate. Nëse ju pëlqejnë sallatat me fruta, mund të shtoni mollë, portokall, dardha dhe kivi.

Është e rëndësishme të dini se diabetikët nuk rekomandohet të konsumojnë më shumë se 15 g karbohidrate për vakt.

Ndërkaq, vjeshta është një stinë që sjell ndryshime të dukshme në klimë dhe temperaturë, dhe me këto ndryshime rritet edhe nevoja e trupit për vitamina dhe minerale të caktuara.

Vitamina C është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga infeksionet. Frutat si portokallat, limonat dhe perimet e verdha si speci i verdhë janë burime të pasura me vitaminën C.

Lexo edhe :  Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni

Gjatë vjeshtës, ndriçimi diellor zvogëlohet, ndaj dhe nevoja për vitaminën D rritet. Kjo vitaminë ndihmon në mbajtjen e shëndetit të kockave dhe sistemit të imunitar./  S.M

Të fundit

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV