Censi i popullsisë mbetet “pezull” në Kukës! Arsyeja pse ende nuk ka nisur procedura

Ditën e sotme në të gjithë vendin pritet të niste censi i popullsisë, por në bashkinë e Kukësit ky proces është ende pezull.

Shkak për këtë janë bërë zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen me 24 shtator për zgjedhejn e kryetarit të ri të bashkisë.

Ndërkohë Censi ka filluar në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, në Has dhe Tropojë. Sipas INSTAT, në Has për regjistrimin e popullsisë dhe banesave do të jenë 10 persona në terren, ndërsa në Tropojë 31, të cilët për 6 javë do të dalin derë më derë për grumbulluar të dhënat e numrit të banorëve dhe banesave.

Për bashkinë Kukës ende nuk është përcaktuar data e fillimit të Censit, por mund të mbahet në fillim të muajit tetor.

Censi në verilindje ka një rëndësi të veçantë për evidentimin e numrit të banorëve, pasi siç dihet viteve të fundit një numër i madh i tyre kanë emigruar në Angli e vende të tjera të BE-së. /  S.M