Operacioni “Tempulli”/ Shkon në 91 numri i të arrestuarve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkon në 91 numri i të arrestuarve në Tiranë për drogë, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”. Vihet në pranga një 19-vjeçar, konkretisht Luis Nelaj, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 91 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se drejt Shqipërisë do të udhëtonte një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, kanë koordinuar veprimet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi L. N., 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Igli Tare ndryshoi totalisht Milanin, a e dini sa yje kanë mbetur nga vjet?

Massimiliano Allegri dhe Igli Tare kanë bërë shumë ndryshime te Milani. "Djalli" ka pësuar realisht një diferencë të dukshme, aq...

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave të huaja, këtë mëngjes është...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Lajme të tjera

Web TV