Begaj në OKB: Shqipëria, në rrugë zhvillimi dhe transformimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në Samitin për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku është shprehur se zhvillimi i qëndrueshëm është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti.

 “Dëshiroj  të theksoj se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile,”, ka deklaruar Presidenti Begaj.

Kreu i shtetit është ndalur edhe tek hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

Presidenti Begaj tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim, ” tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Begaj./ S.M

Të fundit

“Irani po planifikon një raketë që mund të godasë Evropën”

Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës." Kështu deklaroi kryeministri izraelit...

Skandal në Universitetin e Mjekësisë: Shefja e departamentit pa doktoraturë

Një tjetër çudi në sistemin akademik shqiptar është zbuluar së fundmi nga ish-ministri i Arsimit, Taulant Muka. Në një status të publikuar në rrjetet...

Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Donald Trump nisi një sulm ndaj George Soros dhe djalit të tij, Alexander Soros në një postim në platformën "Truth Social", duke i bërë...

Berisha: Rama tallet! Zjarrfikësit duan mjete dhe jo lëvdata boshe

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me dekoratat që Kryeministri Edi Rama i shpërndau punonjësve që u përfshinë...

Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon “sekretin”

Viktor Boniface ka thyer heshtjen dhe për herë të parë ka zgjedhur të flasë hapur për transferimin e tij të dështuar te Milani. Sulmuesi...

Lajme të tjera

Web TV