Kush e pengon SPAK të ‘godasë’ djathtas?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Që SPAK-u dhe kreu i saj Altin Dumani, po godasin fort korrupsionin dhe krimin e organizuar, kjo nuk vihet në dyshim. Që SPAK-u, po “trazon” ujërat” e rrjetit të korrupsionit në Shqipëri, dhe ka prishur edhe qetësinë e grupeve kriminale, edhe kjo nuk mund të mohohet. Por ajo që, më habit jo vetëm mua, por edhe çdo shqiptar, mbetet fakti se, SPAK-u deri sot ka “goditur” vetëm majtas.

Pra, duket sikur korrupsioni dhe krimi i organizuar, lindi dhe u zhvillua vetëm pas 2013. Duket sikur para atij viti, gjithçka qenë “qelibar”, duket sikur nuk ka ekzistuar korrupsioni, duket sikur nuk ka ekzistuar krimi, trafiqet, grupet kriminale, vjedhja dhe grabitja e pronave dhe milionave të taksapaguesve shqiptarë. Jo, kjo ndoshta ka qenë edhe më e theksuar se pas 2013.

Të mos harrojmë se, organizmat ndërkombëtare nga 2009 deri 2013, bënin thirrje të vazhdueshme qeverisë shqiptare, ish-kryeministri Berisha dhe organeve të drejtësisë, për të ndëshkuar krimin, korrupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut, grabitjet e pronave në bregdet, dhe ndryshuar situatën e krijuar. Bashkimi Europian dhe SHBA, bënin thirrje të vazhdueshme për “ndëshkimin e korrupsionit që kishte mbërthyer ministrat, zv.ministrat, drejtoritë, ligjvënësit, dhe shkëputjet e lidhjeve të tyre me grupet kriminale”.

Por thirrjet e tyre asokohe, binin në veshin e shurdhër. Atëhere, me plot të drejtë sot, lind pyetja, pse SPAK-u nuk mund të hapë dosjet akoma të nxehta të një ‘mali” me dosje korruptive të ish-qeveritarëve të kësaj opozite, që sot kërkojnë sërish pushtetin ? Përse dhe kush e pengon SPAK-un, të nisë me guxim dhe kurajo hapjen e dosjeve të korrupsionit, dosjeve të ish-ministrave dhe ish-pushtetarëve vendorë dhe qëndrorë të periudhës 2005-2013?

Lexo edhe :  Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Edhe ata janë po aq të pasur nga ish-ministrat e arrestuar të kësaj qeverie, madje më milionarë se ata. Edhe ish-ministrat e Foltores, madje dhe ish-kryeministri i saj, janë po aq të akuzuar, madje jo vetëm nga organet kompetente në Shqipëri, por edhe ato amerikane, britanike, etj. Atëhere, edhe sa kohë do ti duhen SPAK-ut, të vendosë nisjen e hetimeve dhe ndëshkimin edhe të atyre që sot kapardisen majë vilave, resorteve dhe makinave 200 mijë euroshe, dhe “përbetohen për drejtësinë, begatinë e popullit dhe demokracinë”. “Ligji është i barabartë për këdo”, dhe ndëshkimi ligjor vonon por nuk harron. Kjo duhet ta udhëheqë kreun e SPAK-ut dhe prokurorët e asaj strukture kurajoze, për ti dhënë shqiptarëve shembullin e mirë të paanësisë, dhe barazisë para ligjit.

Nuk mund të bëjmë sikur “kemi harruar gjithçka ka bërë qeverisja e Berishës në 8 vite”, dhe të merremi me “ç’ka po bëjnë pushtetarët e sotëm”. Dyshimi mbi të vërtetën, nis kur drejtësia “harron” të shkuarën. Dosjet e korrupsionit, trafiq eve dhe krimit të organizuar 2005-2013, duhen nxjerrë nga “vrimat” dhe sirtaret, ku janë futur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Plepave. SPAK-u, duhet të tregojë se nuk ka asnjë ndikim politik, ndryshe do të lëkundë besimin tek shqiptarët.

Të fundit

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV