Ushqime që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimi i mirë, i freskët nuk duhet të kënaqë vetëm shqisat e të shijuarit, por njëherësh duhet të jetë garanci për standardet e vlerave ushqimore, ato të ruajtes së produkteve, mënyrës së shitjes, etj.

Ekspertët e sigurisë ushqimore flasin për katër produktet që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarkete dhe ja arsyet pse:

Qumësht i papasterizuar

I njohur si qumështi i papërpunuar, ky produkt nuk ka kaluar në një proces ngrohjeje që vret patogjenët, zgjat jetëgjatësinë dhe e bën pijen më të sigurt për konsum.

Si rezultat, qumështi i papërpunuar mund të mbushet me mikrobe të dëmshme si salmonela, E. Coli apo listeria që janë burim sëmundjeje.

Produkte që kanë mbirë

Sipas ekspertëve, nuk duhet të qëndroni larg perimeve ( panxhari apo lakra), por ka disa syresh prej tyre që mund të lëshojnë filiza, pra të mbijnë edhe gjatë qëndrimit në supermarket.

Ky ushqim mund të jetë burim i baktereve të dëmshme si E. coli dhe salmonela, ndaj është e rëndësishme që t’i lani para se t’i konsumoni.

Mundësia që kontaminimi të ndodhë nuk është aq i madh, por është më shumë një rrezik i moderuar, ndaj ekspertët sugjerojnë shmangien e blerjes së tyre në supermarkete.

Ushqime të prera

Nëse do të hani produkte të prera paraprakisht, keni të njëjtin rrezik helmimi si me të gjitha ushqimet e tjera. Kjo sepse ju nuk e dini se çfarë ka bërë shitësi pas banakut gjatë prerjes së ushqimeve.

Ushqimi i paketuar, sipas ligjit, duhet të kalojë nëpër një proces të rreptë, por ushqimi që shitet i hapur dhe i prerë paraprakisht është shumë i rrezikshëm. Ekspertët thonë që gjithçka duhet të lahet përpara konsumit dhe të ruhet në frigorifer për të garantuar standardet e sigurisë.

Lexo edhe :  Ulet pragu i moshës së shqiptarëve që kanë probleme me zemrën

Ushqime të nxehta

Kur bëhet fjalë për vende ku shitet apo shërbehet ushqim i nxehtë, ekspertët priren të shikojnë kushtet se ku ruhet ushqimi i përgatitur mbi atë që ofrohet në të vërtetë.

Rregulli numër një: I gjithë ushqimi duhet të mbahet në një temperaturë normale për të eliminuar mundësinë e kontaminimit.

Një detaj tjetër që duhet konsideruar është edhe vendi ku mbahet, ku ekspertët sigurohen që xhami ku shërbehet është i pastër dhe shmang kontaktin direkt me blerësit, që mund të kolliten apo teshtijnë para pjatave./   S.M

Të fundit

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Babë e bir u vranë në Kosovë, kolegët e tyre ulin qepenat

Një ngjarje tronditëse u regjistrua një ditë më parë në Gjilan ku tre persona humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri nga Mefail...

Biblioteka në Kryeministri prezanton katalogët “Imago Mundi”

Katalogët e koleksionit të artit bashkëkohor “Imago Mundi”, një nismë vizionare nga Luciano Benetton, nga ky gusht janë aty në bibliotekën e Qendrës për...

Zbulohet klauzola! Nico Williams mund të blihet me një shifër fikse

Në fillim të verës, Barcelona ishte pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao. Klubi katalanas ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej...

Lajme të tjera

Web TV