Veliaj në SHBA, ndjek stërvitjen e atletëve elitarë të Tiranës, takon homologen e Ksenias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ndalur në Ksenia të Ohajos, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka ndjekur nga afër atletët elitarë të Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, teksa po përgatiten për Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.

“Rrugës për javën e  OKB në NYC, ndalova në Ohio për të përshëndetur atletet nga peshëngritja, boksi, mundja dhe taekwando te KS Tirana, që falë bashkëpunimit të @CityOfTirana dhe @AIAusa po trajnohen në akademinë e njohur elitare amerikane”, thekson Veliaj teksa ka ndarë dhe një video me sportistët tanë.

Veliaj është takuar me kryebashkiaken e Ksenias, Sarah Mays, duke theksuar se në kohën kur ajo ishte adoleshente, ka shërbyer si vullnetare në Tiranë.

“Një ndalesë e shkurtër në qytetin e Ksenias, Ohio, ku sportistët elitarë të Tiranës po stërviten në terrenin e @AIAusa. Ishte kënaqësi të takoja kryebashkiaken Sarah Mays, e cila ka qenë vullnetare në Tiranë, në vitet ’90, kur ishte adoleshente, kurse tani drejton një qytet të hapur! Mikpritje e shkëlqyer!”, shkruan Veliaj!

Pas vizitës në Ohajo, Veliaj do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera./  S.M

Të fundit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit Duke mësuar mësimet e vitit 2008, ne ende mund ta parandalojmë atë. Siç...

Më 21 prill Gjermania do të më dëbojë, për qëndrimin ndaj Palestinës

Katër prej nesh kemi marrë letra nga shteti që na thonë të largohemi ose të largohemi. Ky është një ilustrim i tmerrshëm i lëvizjes...

Olta Boka: Më ka marrë malli të udhëtoj njëherë vetëm me bashkëshortin

Intervistat e Olta Bokës janë të rralla, edhe pse në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive me këshillat e saj. Këngëtarja është një nënë...

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, anëtarë të tjerë të familjes Mark Samson nën hetim

Jo vetëm nëna e babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin...

Dje çeli fushatën, Berisha do të shpalosë sot programin në Pallatin e Kongreseve

Lideri demokrat Sali Berisha ka njoftuar paraditen e kësaj të shtune demokratët që të mblidhen në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, sepse atje...

Lajme të tjera

Web TV