Antony Blinken: Rusia po përdor urinë si armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit në OKB, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e nisi me tmerret siç tha, që kishte dëshmuar gjatë vizitës së tij në një qytezë ukrainase, që ndodhet 2 orë nga Kievi. Më pas, renditi të gjitha shkeljet që ka kryer deri më tani Rusia me agresionin e saj ndaj Ukrainës. Po ashtu ai shtoi se Rusia po përdor urinë si armë.

“Në këtë luftë ka një agresor ka dhe një viktimë. Një palë po sulmon parimet themelore të Kartës së OKB, ndërkohë që tjetra lufton për t’i mbrojtur ato. Për më shumë se 1 vit e gjysmë Rusia ka shkatërruar parimet e Kombeve të Bashkuara, të drejtën njerëzore dhe ka vënë veto në më shumë sesa në një rezolutë. Së pari vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e Kartës së Kombeve të Bashkuara që është respektimi i tërësisë territoriale, sovranitetit të çdo vendi. Së dyti Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, këto janë krime që ndodhin çdo ditë. Së treti, Rusia vazhdon të angazhohet në vringëllimën e rrezikut bërthamor, gjithashtu vazhdon të përdorë, impiantet më të mëdha bërthamore dhe punonjësit e  vet si mburojë duke rrezikuar pasoja katastrofike.

Së katërti Rusia po e përdor urinë si armë. Dalja nga nisma e Detit të zi, ndërmjetësuar nga Turqia dhe Sekretari i Përgjithshëm që lejoi 33 milionë metër tonë të drithërave që në fakt ulën çmimet në tregjet ndërkombëtare, 2/3 shkuan për vendet në zhvillim. Por jo vetëm Putin doli nga kjo marrëveshje, por tashmë Rusia po minon fushat ukrainase, po bombardon vend-depozitimet e drithërave etj. Si rezultat, transporti mund të ulet me 2 milionë metër tonë, ekuivalente e 5 miliardë e gjysmë feta buke në botë. Pra Rusia po e bën këtë: Sa më e uritur të jetë bota, aq më shumë përfiton Moska! Së pesti, Rusia po përdor dronë iranianë për të sulmuar Ukrainën duke shkelur rezolutën 2231 kundër Iranit. Së fundmi, Rusia në fakt bëri një takim me përfaqësuesin e Koresë së Veriut. Kim u shpreh se kishte mbështetje të plotë dhe pa kushte për luftën e agresionit të Rusisë. Bashkëpunimi midis Moskës dhe Penianit do të shkelte një sërë rezolutash të këtij Këshilli. Pra janë vende që vazhdojnë të kundërshtojnë atë që përfaqëson Këshilli i Sigurimit, nga një vend, i cili ka një vend të përhershëm në këtë Këshill. As nuk heqim dorë. Ne do të ngrihemi, nuk do të rrimë pa bërë gjë, kur rregullat për të cilat kemi rënë të gjithë dakord shkelen”, tha Blinken./kb

Të fundit

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet,...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV