Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në shtetin e pavarur shqiptar, numri i banorëve të minoritetit grek ka qenë gjithnjë një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo e fundit, para çdo regjistrimi popullsie (Censusi) këtu, ka bërë thirrje dhe fushatë për inkurajimin e banorëve të shprehin përkatësinë etnike greke, dhe më pas, ka bërë kontestime për shifrat zyrtare të publikuara nga shteti shqiptar.

Edhe regjistrimi aktual i popullsisë (Censusi) nuk përbën përjashtim, sidomos tani që po përkon me “pataten e nxehtë” Beleri.

Meqë vetëdeklarimi i etnisë ka karakter identitar dhe jo material (si fjala vjen, metrat katrorë të banesës), ekziston mundësia e vetëdeklarimit të rremë të etnisë nga disa shqiptarë që kanë përfituar pensione apo karta identiteti nga shteti grek.

Nga ana tjetër, ekziston mundësia që Greqia të pretendojë se INSTAT-i e ka ulur artificialisht përqindjen e minoritarëve grekë me banim në Shqipëri, në qoftë se kjo del e ulët.

Rezultatet e Censusit që po zhvillohet do të publikohen në qershor 2024. Deri atëherë, unë po publikoj këtu një ekstrapolim të përafërt të përbërjes etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë (18-vjeç e sipër), bazuar në një vrojtim rigoroz statistikor të zhvilluar vjet në shtator.

Vrojtimi u krye në të 61 bashkitë e vendit, me një kampion prej 1124 banorësh të rritur, që përfaqësonin popullsinë banuese shqiptare gjeografikisht dhe demografikisht. Vrojtimi u financua nga fondacioni amerikan National Endowment for Democracy (NED) në kuadër të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor 2022 (https://csdgalbania.org/sq/institucioneve-te-sigurise-drejtesise-ceshtjeve-te-korrupsionit/ )

Meqënëse të anketuarit në vrojtimin e mësipërm janë përgjigjur anonimisht dhe nuk kanë patur ndonjë stimul të bëjnë vetëdeklarim të rremë gjatë anketimit, rezultatet e vjetshme mund të jenë një pikë e përafërt referimi për përbërjen etnike të banorëve të rritur të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Të fundit

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me...

Transferim falas, zbulohet objektivi i Real Madrid për 2026

Pavarësisht se Xabi Alonso ka kërkuar edhe një përforcim në mesfushë, Real Madrid duket se e ka mbyllur përfundimisht merkaton e kësaj vere. Klubi...

Tragjedi në dasëm, vritet dhëndri 23-vjeçar

Një dhëndër ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat festive gjatë dasmës së tij në veri të Turqisë. Sipas agjencisë...

Plotësohen vendet vakante në bashkinë e Elbasanit, 18 administratorë të rinj

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ka njoftuar plotësimin e vendeve vakante në bashki pas shkarkimeve në masë në administratë si një reformë e ndërmarrë...

Operacioni i SPAK në Tiranë, IMT reagon për arrestimet

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në bashkëpunim me Policinë e...

Lajme të tjera

Web TV