“A keni turp dhe cipë”/ Berisha me tone të larta në kuvend :Po tejkaloni çdo limit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja e kreut të grupit të PD ka nxitur debate në Kuvend.

28 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin  mbi këtë çështje.

Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë.

Lidhur me debatin, mori fjalën dhe Sali Berisha, i cili ngriti tonet ndaj ndaj mazhorancës. Ai tha se mazhoranca po përpiqet që të imponojë opozitën.

Berisha: Deputetët e dalë nga krimi dhe droga përpiqen të imponojnë opozitën. Nuk ka asgjë më të shpifur, kur rregullat i shkelmoni në akt të pastër armiqësor të opozitës. Pavarësisht se ajo De Faco përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Skena të tilla, insekime të tilla, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij Parlamenti. Ky është një akt i papërgjegjshëm,  po i them qytetarëve, që është një akt armiqësor ndaj jush. Këta duan me çdo kusht, që dhe atë vullnet ndryshe, apo kundër tyre që e keni shprehur, t’ia u shkelmojnë, përvetësojnë këtu në Parlament. Këta nuk lanë asgjë tjetër, veçse një Parlament që funksionon si njëpartiak dhe që duhet fshirë sa më shpejt nga faqja e dheut.

Si mund të ndodhë, ti nuk lexon shkresën e grupit kryesor parlamentar të opozitës. A keni cipë, a keni turp, a keni ndërgjegje politike.

Mbi çfarë baze funksionon një parlament pluralist, po tejkaloni çdo ditë ç do limit, po i shkelmoni opozitës të drejtat më themeltare.

Debati Felaj-Bardhi 

FelajShkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.

BardhiE para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni.

Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.

FelajNuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme.

Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim./   S.M

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV