EURO 2024/ Nga 3 tetori fillon aplikimi, ja sa bileta do të dalin në shitje nga UEFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UEFA do të nxjerrë në shitje 1.2 milionë bileta të Europianit “Gjermani 2024”, duke nisur nga data 3 tetor, me tifozët në të gjithë globin që u jepet e njëjta mundësi për të aplikuar përmes platformës zyrtare të biletave në UEFA: EURO2024.com/tickets.

UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave, duke vendosur tifozët në radhë të parë. Më shumë se 80% e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë. Një milion bileta do të jenë në dispozicion me një çmim që fillon nga 30 euro dhe nuk i kalon 60 eurot.

Mbi 1.2 milion bileta do të jenë të disponueshme në periudhën e aplikimit nga 3 tetori më 26 tetor 2023 dhe tifozët tashmë mund të krijojnë llogarinë e tyre të biletave dhe të jenë gati kur të fillojë procesi i aplikimit.

Edhe 1 milion bileta të tjera do të shiten në bashkëpunim të ngushtë me federatat përkatëse për mbështetësit e ekipeve pjesëmarrëse pas shortit të turneut final më 2 dhjetor të këtij viti. Mundësia më e mirë për të parë nga afër ndeshje të Europianit 2024 në stadium është të aplikoni për bileta nga data 3 deri më 26 tetor 2023.

Biletat do të ndahen në mënyrë transparente nëpërmjet një shorti. Çdo aplikant do të ketë të njëjtat shanse suksesi, pavarësisht se kur bëhet aplikimi i tyre. Struktura e çmimeve të biletave për UEFA “EURO 2024” mbetet e përballueshme për sa më shumë tifozë.

Gjithsej 270,000 bileta do të jenë në dispozicion për 30 € dhe për të fundit 10,000 bileta do të jenë në dispozicion për më pak se 100 €. Ndërkohë që sipas kategorisë dhe fazave të ndeshjeve, si ajo e grupeve apo gjysmëfinale dhe finale, çmimet shkojnë deri në 1 mijë euro për Kategorinë e Parë.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV