“Të vendoset minimumi jetik”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë, njerëzit më të mjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në Kuvend për rritjen e pensioneve, tema e cila është e përfshirë në çështjet e rendit të ditës, duke thënë se zgjidhja është vendosja e minimumit jetik.

Ai u shpreh se pensionistët shqiptarë janë “njerëzit më të mjerë” që nuk mund të sigurojnë dot kafshatën, ndërsa për këtë akuzoi qeverinë Rama teksa u shpreh se nuk do t’ia dijë për këtë shtresë në nevojë.

“Nëse ka sot njerëz më të mjerë në Europë, janë pensionistët shqiptarë, të cilët janë përballur sipas Eurostatit, nga viti 2021 në vitin 2023, me një rritje të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit.”-u shpreh Berisha.

Berisha: Pensionistët shqiptarë janë njerëzit më të mjerë në Europë, zgjidhja është vendosja e minimumit jetik.

Diskutohet këtu për fondet private të pensioneve. Këto janë një ligjësi në shumicën e vendeve. Nëse ka sot njerëz më të mjerë në Europë, janë pensionistët shqiptarë, të cilët janë përballur sipas Eurostatit, nga viti 2021 në vitin 2023, me një rritje të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, rreth 70-80 përqind.

Dhe se janë jashtë mundësisë së ekzistencës së tyre. Sot, skema e pensioneve ekzistuese fakton se 48 përqind e pensionistëve janë me pension të pjesshëm.

Do më lejoni këtu t’u lexoj, një pensioniste: merr pension pleqërie i plotë, a mund ta imagjinoni ju, 6259 lekë të vjetra.

Merr kompensim i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë, 200 lekë. Imagjinoni ju dhe asnjë prej jush nuk ngrihet këtu të japë përgjigje këtij problemi. Dhe përgjigjia është vetëm një: vendosja e minimumit jetik për çdo shqiptar.

Çdo lloj mase që mund të merret në rrafshin financiar është absolutisht e justifikuar 100 përqind për të vendosur minimumin jetik. Ndaj dhe këto që thoni ju janë hipokrizi, janë lot krokodili, janë pashpirtësi.

Lexo edhe :  “Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Të shtunën, temperaturat deri në 41 gradë

Si kjo zonjë janë 48 përqind e pensionistëve dhe ne rrimë këtu e citojmë pensionet e larta në fshat dhe pensionet e larta në qytet. Po këta që janë me pension të pjesshëm dhe që janë 48 përqind e pensionistëve?

Edhe ato të lartat nuk arrijnë kurrkund. Ato të fshatit janë inekzistente. Çmimet, nuk po them nga viti 2013, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, në vitin 2023 është 70-80 përqind më e lartë se në vitin 2021, sipas Eurostat. Eurostat tregon se Shqipëria ka një inflacion të paktën 17.5 përqind më të lartë se sa e tregon Instati.

Po juve nuk u interesojnë dhimbjet e njerëzve, nuk u interesojnë hallet e tyre, nuk u interesojnë lotët e mjerimit të qindra mijëra shqiptarëve që mezi sigurojnë kafshatën.

Nuk keni pse të vendosnin një hipotekë të tillë ndaj një njeriu që është objekt hetimi në SHBA. Për herë të parë Shqipëria përfaqësohej nga një delikuent. Nuk ka turp më të madh se kjo dhe SPAK-u i partisë nuk  hap hetim.

Këtu ai ka kryer veprimtarinë kriminale, Dorian Duçka, Nezha, Rama kanë vepruar  si grup kriminal, janë marrë me licenca dhe gjobitin shtetin sot. Po të garantoj se sado që të  sulmosh Berishën, kryetar të Grupit Parlamentar nuk të bëj./   S.M

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV