Tha “Bismilah” para se të hante copën e derrit, 2 vjet burg për yllin e Tik Tok-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në Indonezi është burgosur për dy vjet pasi tha një lutje islame para se të hante mish derri, moment që e publikoi përmes një videoje në TikTok.

Lina Lutfiawati ka mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët i fitoi menjëherë pasi videoja e saj u bë virale.

“Në emër të Zotit”, thotë ajo para se të hajë një copë lëkure derri krokante. Ajo është myslimane, dhe është dënuar për nxitje të urrejtjes fetare. Veç dy viteve në burg, Linas i duhet të paguajë rreth 13 mijë euro si gjobë.

Përpara gjykatësve mësohet se ajo ka shprehur keqardhje për gjestin.

Jam e habitur. Kam kërkuar falje shumë herë. Në fakt e di që kam gabuar, por nuk e prisja që dënimi të ishte dy vjet”.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë dhe konsumimi i mishit të derrit konsiderohet haram ose i ndaluar në Islam.

Usman Hamid, drejtori ekzekutiv i “Amnesty International Indonesia”, tha se ajo që ndodhi me Lutfiawatin “nuk ishte befasuese“, pavarësisht premtimeve të qeverisë për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

Kujtojmë se edhe Guvernatori i Xhakartës, Basuki Tjahaja Purnama, i krishterë, u burgos për dy vjet në vitin 2017 pasi u shpall fajtor për blasfemi për citim të një vargu nga Kurani gjatë një fjalimi të fushatës.

Në vitin 2018 po ashtu një gjykatë indoneziane dënoi me 18 muaj burg një grua kineze që u ankua se xhamia pranë banesës së saj po i shkaktonte zhurmë./I.S

Të fundit

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë...

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu,...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si...

Lajme të tjera

Web TV