Pse luhatjet e motit rëndojnë reumatizmën? Si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizmës.

Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje.

Çfarë është reumatizma?
Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet.

Sipas të dhënave, ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.

Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.

Si të zbusni dhimbjet e reumatizmës të nxitura nga moti

Lëvizni

Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen. Por nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.

Shtendosja

Rekomandohet të shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni levizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.

Ushqehuni Shëndetshëm

Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.

Krijoni një rutinë individuale

Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale.

Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell.

Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimjet.

Sigurohuni që të jeni ngrohtë

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagshtirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë.Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrotë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde.

Vajrat esencialë që gjendet në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm për të masazhuar gjymtyrët.

Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes./E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV