“E dhunoi se kishte lindur vajzë”/E reja shqiptare e burgosur nga burri për 2 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar nga dhuna që e reja shqiptare përjetonte prej dy vitesh nga bashkëshorti i saj në Greqi. Sipas asaj që shkruan Protothema.gr, bashkëshorti i saj, 28-vjeçari shqiptar e dhunonte barbarisht për shkak të gjinisë së fëmijës së tyre. Më konkretisht çifti ka një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi, shkruajnë mediat greke.

Skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës së rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Aktualisht i riu është arrestuar, ndërsa nëna dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Të fundit

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Lajme të tjera

Web TV