Sot ekuinoksi i vjeshtës! Çfarë duhet të dimë dhe nga ndryshon prej atij të pranverës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erdhi koha ti themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën.

Ekuinoksi i vjeshtës hyri sot në orën 08:50 të mëngjesit të 23 shtatorit. Orët e ditës tani do të vazhdojnë të ulen gradualisht deri në solsticin e ardhshëm dimëror më 22 dhjetor.

Ekuinokset janë ditët në të cilat gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës dhe orët e errësirës do të rriten deri në ditën e solsticit të dimrit, 22 dhjetorin e ardhshëm.

“Në orën 8.50 të mëngjesit të 23 shtatorit, Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, domethënë projeksioni i orbitës së Tokës në qiell, kaloi ekuatorin qiellor nga veriu në jug”, sipas astrofizikanit Gianluca Masi.

“Që nga ky moment nata do të fillojë të mbizotërojë, duke marrë hak ndaj stinës së verës dhe ditëve të gjata. Kjo padyshim që do t’i lumturojë disi astronomët, të cilët do të kenë më shumë kohë për të admiruar qiellin.”

Termi ekuinoks rrjedh nga latinishtja ‘aequa nox’, që do të thotë natë e barabartë, për të përshkruar këtë moment të veçantë të vitit që përsëritet vetëm dy herë, ekuinoksi tjetër shënon fillimin e pranverës.

Kjo do të thotë gjithashtu se për ata që janë në ekuator në ditën e ekuinokseve, Dielli është pikërisht në zenit, 90 gradë në sipërfaqen e Tokës, dhe objektet në tokë nuk bëjnë hije./   S.M

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV