E RËNDË në Tiranë/ Dhunohet efektivi i forcave “Shqiponja”, mes autorëve dhe një koleg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona kanë dhunuar ditën e sotme një efektiv të forcave “Shqiponja” në zonën e Laprakës në Tiranë këtë të diel.

Mësohet se patrulla e policisë ka ndaluar një mjet për kontroll dhe identifikim, por drejtuesi edhe 2 pasagjerët nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me fjalë duke kundërshtuar.

Mes tyre ka pasur gjithashtu edhe përleshje fizike. Sipas burimeve, drejtuesi i mjetit që është ndaluar rezulton të jetë punonjës policie në Vlorë, edhe ai i “Shqiponjave”.

Për shkak të situatës së krijuar dhe kundërshtimit që u ka bërë kolegëve të Tiranës, bashkë me 2 miqtë vlonjatë që e shoqëronin, në ndihmë kanë shkuar edhe 7 patrulla policie, të cilat kanë neutralizuar situatën.

 

 

Efektivi nga Vlora është shoqëruar në Komisariatin nr. 3, i është sekuestruar arma e shërbimit që e kishte me vete në makinë dhe një thikë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./   S.M

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV