Reperi francez dënohet me 12 vjet burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi francez MHD është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e vitit 2018 të një të riu në Paris, i cili u përplas me një makinë përpara se të sulmohej nga një turmë njerëzish dhe të goditej me thikë.

Pesë nga të pandehurit e tjerë u burgosën gjithashtu për vrasjen, duke marrë dënime nga 10 deri në 18 vjet për atë që prokurorët thanë se ishte një luftë midis bandave rivale.

Gjatë deklaratës përfundimtare të MHD në gjykatë, ai përsëri tha se ishte i pafajshëm. “Që nga fillimi, unë kam mbrojtur pafajësinë time në këtë rast dhe do të vazhdoj të mbroj pafajësinë time,” tha ai në gjykatë.

Natën e 5 korrikut 2018, 23-vjeçari Loic K u përplas nga një Mercedes i zi dhe më pas u rrah dhe u godit me thikë nga rreth një duzinë njerëz në Paris.

MHD, emri i vërtetë i të cilit është Mohamed Sylla, mohoi të ketë qenë në vendngjarje, por një banor vendas e filmoi incidentin nga dritarja e tij dhe makina Mercedes i përkiste MHD. Makina u gjet e braktisur dhe e djegur në një parking një ditë pas vrasjes.

Dëshmitarë të tjerë e identifikuan MHD nga prerja e flokëve ose një xhup Puma – për të cilin ai ishte ambasador i markës – sipas raporteve hetimore të siguruara nga Agence France-Presse.

MHD ishte pionier i afro-trap – një përzierje e traditave të hip hop-it me ritmet afrikane. Ai është më i njohur për “Afro Trap Part 3 (Champions League)”, një këngë për klubin e futbollit Paris Saint-Germain.

Ai kishte bërë bujë jashtë vendit, duke tërhequr admirim nga yjet botërorë si Drake dhe Madonna./E.Ç

Të fundit

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt....

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Lajme të tjera

Web TV