Osimhen i irrituar pas zëvendësimit, Rudi Garcia: “Është gjë e mirë që është i pakënaqur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Napoli nuk mundi të marrë më shumë se një pikë në transfertën e Bolognas, që u mbyll me rezultatin 0-0.

Megjithatë përveç rezultatit një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zëvendësimi i Osimhen nga Simeone në minutën e 86’.

Ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi i Napolit, i cili u zemërua keq me trajnerin Rudi Garcia.

I pyetur pikërisht për këtë rast, kreu i stolit të Napolit e justifikoi atë veprim duke thënë se Osimhen ishte i zemëruar me performancën e tij.

“A janë reagime të tilla shqetësuese? Gjëja më e mirë është se kur largohet ai nuk është i lumtur. Mund të jesh i pakënaqur me performancën tënde”-deklaroi Garcia, i cili më tej shtoi se kushdo mund të humbasë penallti, duke qetësuar gjakrat.

“Edhe më të madhit në histori i ndodh të humbasë penallti. Ne luajmë çdo katër ditë dhe lojtarët e dinë se do të zëvendësohen, kemi edhe lojtarë të tjerë që janë në stol, por që do jenë pjesë e ndeshjeve”-tha ndër të tjera trajneri i Napolit.

Të fundit

Belind Këlliçi kap zyrën e paligjshme të PS: SPAK nuk m’u përgjigj dy herë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dhënë detaje rreth përplasjes që ka ndodhur në një zyrë të PS...

Exit Poll: Rama fiton zgjedhjet, Berisha më dobët se Basha në 2021

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme...

Berisha befason gazetarët, bën sikur ka fituar: “Gëzim dhe vetëm gëzim!”

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu në orën 19:00, orar i cili shënon dhe mbylljen e procesit të votimit për...

Diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me votat e emigrantëve

Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit. Gazetarja...

Shkodër, nxirret jashtë komisioneri i dehur në qendrën e votimit

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një qendër votimi Gur të zi në qarkun e Shkodrës. A2 CNN mëson se komisionerët kanë nxjerrë jashtë...

Lajme të tjera

Web TV