Pse në këto 10 vende nuk duhet ta përdorni kurrë telefonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mendohuni dy herë përpara se të bëni një telefonatë, gjithmonë nëse gjendeni në një nga këto 10 vende. Bisedat e gjata në celular mund të kthehen në bezdi për shumëkënd…Imagjinoni një person që flet me zë të lartë në dyqan. 10 vendet ku nuk duhet ta përdorni kurrë telefonit dhe arsyet pse janë këtu:

Rrugë

Rrugët e ngarkuara me makina, persona që i japin biçikletës apo motorëve me shpejtësi kthehen në një rrezik nëse ju e keni mendjen tek celulari dhe jo në rrugën ku jeni duke shkelur.

Dyqan

Nëse jeni hutuar nga biseda në celular teksa duhet të bëni pazaret ju nuk e keni mendjen as tek blerjet, as tek personat që ju afrohen. Këta të fundit mund të jenë hajdutë xhepi që përfitojnë nga shpërqendrimi juaj për t’ju futur duart në çantë.

Restorant

Respektoni njerëzit që ulen me ju në tavolinë duke qenë të pranishëm në bisedë.

Sallon bukurie ose SPA

Në botën e sotme me ritme gjithnjë e më të shpejta, është e rëndësishme të gjesh kohë për t’u çlodhur dhe për t’u kujdesur për veten. Respektoni faktin që edhe klientët e tjerë po marrin pak kohë për veten, ndërsa parukierët apo estetistët po punojnë. Ndaj, shmangni celularin.

Autobus

Imagjinoni një autobus plot me pasagjerë, mbi 100 syresh që flasin të gjithë në telefon në të njëjtën kohë. Dërgoni mesazhe nëse keni diçka urgjente dhe shmangni bisedat e gjata në celular.

Spital

Në një vend si spitali, imagjinoni një ekip mjekësh që angazhohen në situata kritike për jetën, ndërsa tek veshi i qëndroni ju me bisedat në telefon. Por, ka edhe një arsye tjetër: valët e celularit mund të interferojnë (ndërhyjnë) në disa pajisje mjekësore duke penguar funksionimin e tyre.

Lexo edhe :  Cilat janë fjalëkalimet më të sigurta?

Avion

Kur piloti ju thotë se është koha për të fikur celularin, bëjeni. Nuk është vetëm se të folurit në telefon është i bezdisshëm për pasagjerët e tjerë, por valët mund të ndërhyjnë në sinjalet e radios që piloti përdor me qendrën e kontrollit.

Në intervistë pune

Kur intervistoni apo intervistoheni për punë, vëmendja e plotë duhet të jetë në bisedën në fjalë. Nuk ka rëndësi nëse intervista është e drejtpërdrejtë apo përmes Zoom-it. Vëmendja duhet të jetë tek pyetjet dhe përgjigjet.

Kur jeni në radhë

Askush nuk do që të jetë i bllokuar në radhë me ju duke dëgjuar bisedat në telefon. Por, e rëndësishme është që të keni mendjen tek radha dhe të nxirrni dokumentet apo portofolin kur të jeni tek sporteli.

Ambient pune

Ju ndani hapësirën me njerëz të tjerë dhe ata ka të ngjarë të duan të përqendrohen te puna në heshtje për të maksimizuar produktivitetin. Flisni me kufje në vend të bisedave të gjata me zë apo kamera./E.Ç

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV