“64 vite martesë”, ish-presidenti Napoletano dhe historia e dashurisë me gruan Clio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të martë, në ceremoninë shtetërore të funeralit të Presidentit të 11-të të Italisë ishte edhe bashkëshortja 88-vjeçare e Giorgio Napolitanos- Clio.

Për gruan që tani qëndronte mbi një karrocë me rrota, Giorgo Napoletano ka folur për herë të fundit në vitin 2016.

“Unë jam një monogamist i pabindur”, e cilësoi Giorgio Napolitano veten e tij në një intervistë me Maurizio Costanzon në tetor të vitit 2016, pothuajse dy vjet pasi u largua përgjithmonë nga Quirinale.

Teksa fliste për gruan me të cilën jetoi për 64 vite, ai rrëfente se e kishte njohur në Napoli dhe u fejuan në Romë. “Takoheshim shumë në restorant, aq sa ajo më tha se isha i uritur…jo i dashuruar”, kujtoi Napoletano asokohe.

Fotoja e fundit publike e Giorgio dhe Clio Napolitanos së bashku daton në 14 janar 2015, ditën kur ata zbritën nga kodra më e lartë në Romë për t’u kthyer në shtëpi, në lagjen Monti.  Clio, njihet si një ish-Zonjë e Parë gjithmonë alergjike ndaj ceremonive në 9 vitet që kaloi përkrah Presidentit të njëmbëdhjetë të Republikës.

Zonja Napolitano ka qenë juriste e Lidhjes së Kooperativave deri në vitin 1992. Ata të dy u takuan në vitin 1959 në Romë, ku ajo ishte zhvendosur nga provinca e Ankonës për t’u trajnuar në një firmë ligjore dhe Napolitano ishte një udhëheqësi i ri premtues PCI.

Ata u martuan me një ceremoni civile në Romë pas disa muajsh fejesë dhe shkuan të jetonin në Napoli. Ajo, e bija e dy komunistëve të arrestuar nga fashizmi që e ngjizën gjatë izolimit politik në Ponza. Clio u quajt kështu sepse në ishullin e të izoluarve ishte një komunist grek që kishte një vajzë me atë emër.

Lexo edhe :  Revista “Time” shpall kandidatët për personazhin e vitit, mes tyre Putin dhe Xi Jinping

Çifti Giorgio-Clio u zhvendos në Romë në vitin 1966, kur Napolitano, i cili tashmë ishte deputet që nga viti 1953, u thirr në drejtimin kombëtar të partisë në Botteghe Oscure. Ata shkuan të jetonin në apartamentin në Monti, i njëjti ku do të kthehen pas largimit nga Quirinale.

Ata kishin dy djem, Giovanni dhe Giulio. Një çift i pandashëm, ata gjithmonë kanë pushuar së bashku në Luginën e Pusterias dhe veçanërisht në Stromboli./e.t

Të fundit

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Ronela Hajati flet për përvojën në Eurovision: Më lanë në mes të 4 rrugëve

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së...

Lyon sheh “dritë”, tregolëshi i Lacazette firmos fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Lyoni fitoi ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon përballë (3-0), po që ende nuk mjafton për t’iu larguar vendit të fundit në League...

Lajme të tjera

Web TV