Kush është Martin Bardhi, personi i cili u ekzekutua sot në Rrëshen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martin Bardhi, 59 vjeç, është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Rrëshën. Martin Bardhi kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për tentativë vrasje me armë Saimir Reçin dhe të birin e tij. Sipas  Report Tv  gjykata kishte zbutur masën ndaj tij në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa i biri është ende në kërkim.

Fillimisht dy të rinjtë Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) dhe Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij. Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Para përplasjes me armë, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin për parakalimin me makine në rrugën kryesore të qytetit. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pak kohë që është liruar nga burgu. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020./I.S

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV