Xavi: “Mallorca është një skuadër e vështirë për t’u përballur, kanë sulmues si Muriqi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fitores me përmbysje ndaj Celta Vigos, Barcelona udhëton të martën për në transfertë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit. Në konferencën për shtyp, trajneri Xavi Hernandez theksoi se Mallorca është një rival i vështirë pasi ka lojtarë të fortë si Muriqi.

Ndër të tjera, i pyetur nëse Barça e tij ka një organikë më të mirë se ajo e Realit, Xavi u shpreh se vetëm në muajin qershor do të kuptohet se kush është skuadra më e mirë në LaLiga.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin difensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath. Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat.

A ka Barcelona një organikë më të mirë se ajo e Realit? Këtë mund ta themi vetëm në muajin qershor. Varet nga mënyra si e shohim futbollin, por në fundin e sezonit bëhen llogaritë. Unë jam i lumtur për lojtarët që kam në dispozicion, por nuk bëj krahasime me Realin”, u shpreh Xavi.

Të fundit

Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali...

Legjenda Capello: Këto janë 3 yjet që mund të fitojnë Topin e Artë

Ish-trajneri i Real Madrid-it, Fabio Capello, ka emëruar tre lojtarë aktualë në klub që mund të fitojnë Topin r Artë në të ardhmen. Trajneri italian...

BE u dha mundësinë emigrantëve rumunë për një jetë të re. Pse po kthehen kundër saj?

Raluca Besliu* Do të dukej e arsyeshme të supozohej se njerëzit që zhvendosen nga një vend i BE-së në një tjetër në kërkim të punës...

Humbje 360 gradë, qeset “e ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

Vitin e shkuar Shqipëria humbi 2,4 ,milionë dollarë nga ndotja e plastikës. Pjesa më e madhe e këtyre dëmeve sipas studimit, “Çmimi i Ndotjes...

Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne...

Lajme të tjera

Web TV