Zjarri në pallatin 10 katësh lë në qiell të hapur banorët, shkak lidhja jashtë rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 12 ditë që nga momenti kur zjarri në pallatin 10-katësh në kryeqytet shkrumboi një pjesë të apartamenteve ndërsa banorët nuk kanë një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse.

Burime bëjnë me dije se Instituti i Ndërtimit ka bërë inspektimet e dëmtimeve që ka marrë pallati si pasojë e zjarrit.

Burime bëjnë me dije se mund të ndërhyhet në katin e 5 dhe të 8 që janë dëmtuar më shumë, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet.

Instituti i Ndërtimit ka kërkuar rikonstruksion në këto dy banesa, pasi paraqet rrezik për banorët, duke e cilësuar të pabanueshëm.

Po ashtu ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat, me qëllim që të nisë puna për rregullimin e fasadës së jashtme të pallatit, por ende nuk ka ndërhyrë pasi nuk ka një vendim dhe në fillim nuk është lejuar nga policia.

Sa i përket hetimeve për ngjarjen burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që mund të ketë pasur lidhje jashtë rrjeti në një kat të pallatit, kjo për shkakun se pas shkëndijës elektrike nuk janë ulur lëshuesit e sigurisë.

OSHEE edhe ISHTI kanë bërë disa herë inspektim por ende nuk ka një raport zyrtar. Banorët të shqetësuar për situatën kanë bërë disa kërkesa për informacion në disa institucione, por ende janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre./  S.M

Të fundit

Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

Riparohen dëme të pakthyeshme tek sytë falë qelizave staminale. Trajtimi eksperimental është kryer në një spital amerikan të specializuar dhe...

Gianni De Biasi, një hap larg rikthimit në Shqipëri/ Ja skuadra që synon emrin e madh

Gianni De Biasi mund të rikthehet të veshë uniformën kuqezi të stërvitjes, por këtë herë jo si trajner i Kombëtares shqiptare, por me ngjyrat...

Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe...

Dita e çlirimit/ Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e...

Media britanike ‘Mirror’: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën - duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra dhe një jetë nate të...

Lajme të tjera

Web TV