E rëndë/ Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë drejtoreshën e QSUT-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë pasi një foshnje 9-ditëshe ka ndërruar jetë. Kanë qenë pikërisht prindërit e foshnjes që kanë denoncuar rastin në Prokurorinë e Tiranës.

Ata kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj.

Sipas prindit A. D foshnja lindi pa asnjë problem dhe se erdhi në jetë me peshë rreth 4 kg. Por orë pas lindjes u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin ku pas ekzaminimeve u kontrollua zemra.

Kontrollet nxorën përfundimin se foshnja ishte me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës.

Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente”, thotë në kallëzim babai i foshnjës.

“Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht” shton ai, teksa emri i ilaçit ishte Alprostoglandinë PGE 0.5 mg.

Sipas babait të foshnjës ilaçi disponohej nga një spital privat në Tiranë, aty ku përtej kostove të larta, arriti të siguronte 5 copë.

Sipas tij është detyrë e shtetit të sigurojë këtë medikament për foshnjat me këto komplikacione.

Mjekët me të cilët babai diskutoi lidhur me këtë problem i sugjeruan që operacionin ta bënte jashtë vendit (Itali), ku kostoja shkonte mbi 40 mijë euro.

Ndryshe t’i drejtohej fondacioneve që asistojnë për raste të tilla.

Megjithëse u arrit të kryhej një operacion në QSUT, në kushtet kur nuk u gjet rrugë tjetër dhe jo në kushtet e duhura, foshnja ndërroi jetë vetëm një ditë më pas (25 gusht 2023)./   S.M

Të fundit

10 familje të fshatit 6 muaj pa ujë të pijshëm, banori: Kam mbushur edhe në lokale

Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo...

Igli Tare në “çatinë” e botës, ish-sulmuesi kuqezi ka vendosur bastin e karrierës

Vendimi që mori në atë kohë mund t’i kishte kushtuar karrierën. Në 1992, në një Shqipëri në tranzicion pas rënies së regjimit të kaluar,...

Netët e poezisë në Korçë, poetë nga gjithë bota vijnë në Parisin e vogël

Korça është kthyer sërish këtë fundjavë në kryeqendrën e poezisë bashkëkohore, me nisjen e edicionit të 29-të të Netëve Korçare të Poezisë, një festival...

“Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie”

"E ka thënë Veliaj brenda qelisë, që Blendi Gonxhe është Nesti Angoni. Se kush e ka bërë puçin, këtë e dinë ata!” Kështu ka deklaruar...

Rusia sulmon dhe liron! Sulmet ajrore vrasin 12 persona në Ukrainë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës, duke përdorur 367 raketa dhe dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 civilë kanë humbur...

Lajme të tjera

Web TV