Hapet kopshti i 50-të në kryeqytet, Veliaj: Shqipëria, vend i mundësive.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë ka hapur dyert kopshti më ri në kryeqytet. Kopshti “Hojëzat”, i ndodhur pranë shkollës së re 9 vjeçare “Kiço Blushi”, vjen me një infrastrukturë moderne arsimore, me kapacitet për 120 fëmijë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç shkollave dhe kopshteve, Tiranës i janë shtuar edhe 49 çerdhe të reja.

Ky është kopshti i 50-të! Kemi hapur edhe 49 çerdhe. Pra, në total, 99 institucione arsimore, si qendra edukimi dhe zhvillimi për fëmijët. Por, kemi edhe 200 shkolla, mes të cilave janë 40 shkolla të reja, të cilat u hapën vitin e kaluar, ndërsa këtë vit shkollor hapim edhe 9 shkolla të tjera të reja. Sot nuk ka më vend as për debat sepse nuk debatojmë kush bëri 99 shkolla, kush bëri 100 të tilla. Sot bilanci është: 99 kopshte e çerdhe me 0; 40 shkolla të reja me 0. Ndaj, duhet të shohim përpara. Nuk mund të matemi me ata që vetëm shajnë e përçajnë, e sot janë non grata”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se Shqipëria e vogël dhe modeste është vend i mundësive të mëdha. Ai shtoi se një prej qendrave më të mëdha si Piramida do të jetë në funksion të fëmijëve dhe të rinjve të Tiranës. “Më vjen mirë që bashkë me kryeministrin dhe me kujdesin e tij të posaçëm, muajin tjetër do të hapim një tjetër qendër për fëmijë si Piramida e Tiranës. A kemi hapësira të reja ku fëmijët mund të mësojnë kompjuter? Patjetër që kemi, por duke u dhënë atyre hapësirën më të madhe të qendrës së qytetit, tregojmë se për fëmijët kemi pronën më të mirë dhe mësimdhënien më unike, që lidhet me punët e së ardhmes. Kur pas fjalimeve, fjalët i kthen në vepra, ke dhënë provën se vërtet beson te ky projekt”, vijoi më tej ai.

Lexo edhe :  "Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet..."/ Çfarë paralajmëron Adriana Kalaja?

Veliaj tha po ashtu se Tirana është qyteti që ka pasur rritjen më të madhe të turistëve pas Antalias. “Ka qenë e gjitha merita e qytetarëve të Tiranës, atyre që kanë hapur shtëpitë e tyre, madje punojnë edhe me ‘Airbnb’, por edhe i një stafi të përkushtuar të kësaj skuadre që, duke filluar nga hyrja në qytet, e deri tek sheshi “Skënderbej” apo edhe në periferinë më të largët, ku është Zipline apo Teleferiku, apo ku ka një bunker nuklear për të parë, apo edhe në vende të tjera ku më përpara dora e shtetit ishte absente, ka punuar me dashuri, me pasion dhe me cilësi”, e mbylli Veliaj fjalën e tij./I.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV