Iu ‘ikin’ paratë sa hap e mbyll sytë/Zbatoni metodën japoneze për të kursyer 35% të pagës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithëve u ka ndodhur që paratë që marrim nga rroga të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e vërteta.

Një metodë origjinale japoneze e quajtur kakeibo, mund të hyjë në jetën tuaj dhe të ndryshojë faktet, sipas cnbc.

Metoda specifike që mat mbi 100 vjet jetë, premton të kursejë çdo muaj 35% të pagës suaj dhe shumë para në vit.

Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar.

Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme.

Hulumtimet kanë vërtetuar vazhdimisht përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë: mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni arsyet e zakoneve tuaja të këqija që ju pengojnë të kurseni.

Sipas metodës kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm. Pyetjet janë si më poshtë:

– A mund të jetoj pa këtë artikull?

– A do ta përdor në të vërtetë?

– A kam nevojë për të?

– Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)

– Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)

– Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje.

Lexo edhe :  A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bërë dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje 35% të pagës suaj. /   S.M

Të fundit

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

Lajme të tjera

Web TV